LAJMI I FUNDIT:

Konjufca takon shefin e EULEX-it: Stabiliteti politik dhe zbatimi i ligjit, çështje kruciale

Konjufca takon shefin e EULEX-it: Stabiliteti politik dhe zbatimi i ligjit, çështje kruciale

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, gjatë cilit takim të dyja palët u shprehën të gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku po ashtu thuhet se gjatë këtij takimi, Konjufca vlerësoi se stabiliteti politik dhe zbatimi i ligjit janë çështje kruciale të cilat determinojnë dinamikën e zbatimit të agjendës parlamentare të miratimit të ligjeve, si dhe atë të institucioneve tjera publike.


“Bashkëbiseduesit diskutuan po ashtu lidhur me mandatin e EULEX-it dhe çështjet parësore të misionit të tij, si dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet Kuvendit dhe EULEX-it në avancimin e legjislacionit dhe sundimit të ligjit në vend”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, u bë e ditur se Lars-Gunnar Wigemark uroi Konjufcën për detyrën e të parit të Kuvendit, duke e përgëzuar njëkohësisht për konstituimin e suksesshëm të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Njëherësh, Wigemark rikonfirmoi gatishmërinë e misionit të EULEX-it për ndihmë në fushën e sundimit të ligjit brenda kompetencave të këtij misioni.

Konjufca ka falënderuar për urimin Wigemark dhe është shprehur mirënjohës për ndihmën që ka dhënë EULEX-i në konsolidimin e sistemit të drejtësisë, si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë, si një element kryesor drejt integrimit evropian por edhe si një prej prioriteteve të institucioneve të shtetit tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori