LAJMI I FUNDIT:

Konjufca takon ambasadorin Bilek, vlerëson raportet e mira me Çekinë

Konjufca takon ambasadorin Bilek, vlerëson raportet e mira me Çekinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të premten priti në takim shefin e Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bilek, me të cilin diskutuan për tema të ndryshme me interes dhe synim për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ministri i Jashtëm falënderoi shefin e Misionit diplomatik çek për mbështetjen e deritashme të shtetit të tij, duke theksuar se çmon lartë angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë për Kosovën në kuadër të Grupit të Vishegradit.

“Ne përkrahim çdo proces që është në interes të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë, prandaj kërkojmë mbështetje nga Forumi i Vishegradit për Fondin e Ballkanit Perëndimor, si i vetmi mekanizëm që përfshinë drejtpërdrejtë gjashtë vendet e rajonit, me të cilin aktualisht udhëheq Republika e Kosovës”, tha ministri Konjufca.


Në takim u bisedua edhe për marrëveshjet e ekonomike midis dy vendeve, për Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik të nënshkruara nga ministritë përkatëse dhe që pritet të funksionalizohet me takimin e planifikuar të Komisionit të përbashkët ekonomik.

Në këtë kuadër u bisedua edhe për Marrëveshjen për shmangien e taksave të dyfishta, e cila është ratifikuar nga pala kosovare, mirëpo akoma qëndron e bllokuar në parlamentin çek.

Ministri Konjufca dhe diplomati Bilek vlerësuan marrëdhëniet midis Kosovës dhe Çekisë dhe u dakorduan që vizita e shefit të diplomacisë çeke e shtyrë për shkak të zgjedhjeve të realizohet në afatin më optimal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Kalo në kategori