LAJMI I FUNDIT:

Konjufca priti ambasadorin austriak, i kërkon ndihmë për të ndalë fushatën e Serbisë

Konjufca priti ambasadorin austriak, i kërkon ndihmë për të ndalë fushatën e Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të enjten, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Christoph Weidinger, me të cilin diskutoi për zhvillimet politike pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019, dialogun, liberalizimin e vizave dhe marrëdhëniet dypalëshe.

“Ministri i Jashtëm falënderoi ambasadorin Weidinger për përkrahjen që Austria i ka ofruar Kosovës në vazhdimësi dhe po ashtu kërkoi prej tij që Vjena zyratre të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në ndaljen e fushatës së Serbisë për të ashtuquajturen çnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Duke folur për dialogun, ministri Konjufca tha se do të bëhet evaluimi i të gjitha marrëveshjeve të deritashme në dialogun Kosovë – Serbi, dhe se Qeveria e re do të kërkojë koncensus të gjerë dhe pajtushmeri të spektrit politik për të vazhduar tutje”, thuhet në njoftimin për media.


Ambasadori austriak nga ana e tij, falënderoi ministrin Konjufca për pritjen miqësore dhe premtoi mbështetjen e gjithëmbarshme të Austrisë për proceset e rëndësishme për popullin e Kosovës, përfshirë edhe votën pro për liberalizimin e vizave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori