LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Besa dhe LR-PDSH nuk ishin serioze gjatë bisedimeve

Konjufca: Besa dhe LR-PDSH nuk ishin serioze gjatë bisedimeve

Glauk Konjufca, anëtar i kryesisë qendrore të Vetëvendosjes tregon detaje nga takimet me subjektet e reja politike shqiptare në Maqedoni- Lëvizja Besa dhe Aleanca për shqiptarët, të cilët duhej të unifikoheshin para zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të kaluar.

“Ne gjatë vitit 2015- 2016 kemi pasur një seri të takimeve të subjekteve opozitare. Ne mundoheshim të krijojmë një Platformë të përbashkët të gjitha këtyre subjekteve, që ato të dilnin më një projekt të përbashkët. Me një projekt që do ta zëvendësonin politikën e BDI-së, e cila nuk ka qenë ë suksesshme në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve. Ne në ato takime mundoheshim të krijojmë një afrim në mes Aleancës Shqiptare dhe Lëvizjes Besa. Mirëpo në të gjitha ato përpjekje tona ne vërejtëm aty një lloj mospajtimi. Arsyet që jepnin ata ishin të paqëndrueshme, ishin të natyrës sekondare dhe tretësore për nga rëndësia. Për ne ishte esenciale mbrojtja e interesit shqiptar, krijimi i një grupacioni të përbashkët i cili në zgjedhje nëse do të merrte mbi 80 mijë vota, do të ishin para BDI-së. Nuk e di a e kuptonin ata, apo se kuptonin seriozitetin e situatës?! Arsyet që i jepnin ata për pamundësinë e bashkëpunimit ishin disa raporte të tensionuara personale mes liderëve të subjekteve që i përfaqësonin apo të anëtarëve të atyre subjekteve që ndoshta ndonjëherë kishin folur keq për njëri tjetrin. Kur dëgjoja arsyet e tyre, kur e shihja se me çka e konsumonin kohën, derisa ne bënim përpjekje që ne t’i bashkonim nuk ishin arsye serioze”, deklaroi Konjufca, për Lajm TV.

Nga këndvështrimi i tij, nëse vazhdohet kështu këta do ta çojnë një mesazh që më të rëndësishme janë hatërmbetjet personale sesa interesi i përgjithshëm. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Kalo në kategori