Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca, ka komentuar deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Ky i fundit ka qortuar autoritetet e Kosovës, duke thënë se vendimi për të përdorur forcën për të hyrë në ndërtesat komunale në veri ishte marrë “kundër këshillës” së SHBA-së dhe partnerëve evropianë dhe se “po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin”.
E në një deklarim për media të mërkurën, Konjufca ka thënë se nuk është hera e parë që Amerika e qorton Kosovën, teksa ka shtuar se kjo nuk është e mirë për vendin.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara nuk po i kuptojnë ashtu siç duhet pozicionet e Kosovës, teksa ka shtuar se ajo që nevojitet në këtë situatë është dialogu i hapur e i shtruar mes Kosovës dhe aleatëve të saj që “t’i argumentojmë më mirë pozicionet tona”.
“Kjo nuk është e mirë për ne. E pranojmë që është një gjë e keqe për Republikën e Kosovës. Gjithçka që duhet të bëjmë është që ta bëjmë një dialog të hapur e të shtruar me të gjithë miqtë e partnerët dhe t’i argumentojmë ndoshta më mirë pozicionet tona. Ndoshta pozicionet tona s’po kuptohen drejt nga ShBA-të”, është shprehur kryeparlamentari.
Tutje, Konjufca ka theksuar se pas dorëheqjes së kryetarëve serbë të veriut, institucionet e Kosovës atje mbeten vakante.
“Kryetarët atje kanë dhënë dorëheqje pa dhunë, tash institucionet mbeten. Ato janë pjesë e Kosovës, nuk banojnë në qiell, atje shteti nuk pati mundësi tjetër veçse t’i shpallë zgjedhjet, bile pas një dakordimi pikërisht me ShBA-të që zgjedhjet të shtyhen për pesë muaj. Ne i dëgjuam ata dhe i shtymë zgjedhjet për pesë muaj. Kur u harxhuan pesë muaj, dy opsione kishte Kosova, ta dëgjonte Vuçiqin, ose të procedonte siç thotë Kushtetuta. Ne e zgjodhëm opsionin e dytë, s’vjen në shprehje për alternativa tjera”.
Në fund, kryeparlamentari ka thënë se organet e rendit duhet të bëjnë gjithë çfarë kanë në dorë për të mbrojtur gazetarët të cilët po provokohen e sulmohen në komunat veriore nga protestues të dhunshëm.
“Policia duhet të bëjë të gjitha për të mbrojtur të gjithë gazetarët, e dënoj dhunën ndaj tyre që e kemi parë që është e paprecedentë këtyre viteve të fundit sidomos në këto ngjarje që ishin të fokusuara këto tri ditë që i pamë. Bëj thirrje Policisë së Kosovës që të mbroje jetën e gazetarëve dhe sigurinë që të bëjnë punën e tyre të lirë…. Organet e rendit dhe të sigurisë duhet që të bëjnë maksimumin që kurrkush të mos arrijë të cenoje jetën e gazetarit dhe të ndal me dhunë punën e tij që garantohet me kushtetutë”, është shprehur ai./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siguria në Kosovë – ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

LSDM: Nuk mund të ketë para për luksin e qeverisë, e të mos ketë për pagë minimale për punëtorët

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi