LAJMI I FUNDIT:

Konjufca në Strasburg, takon delegacione të shteteve anëtare të Asamblesë Parlamentare të KiE

Konjufca në Strasburg, takon delegacione të shteteve anëtare të Asamblesë Parlamentare të KiE

Në ditën e tretë të vizitës zyrtare në Strasburg, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot zhvilloi takime të frytshme me disa delagacione të shteteve anëtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), grupe politike dhe udhëheqës të komiteteve.

Sipas njoftimit, Konjufca takoi kryesuesin e delegacionit francez në APKE, Bertrand Bouyx, të shoqëruar nga anëtarët e delegacionit francez, kryesuesin e delegacionit turk, Ahmet Yildiz, të shoqëruar nga anëtarët e delegacionit turk, zv.udhëheqësen e Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbërit, Selin Sayek Böke, kryesuesen e Komitetit për Barazi dhe mosdiskriminim, Mariia Mezentseva, si dhe kryesuesin e Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut, Damien Cottier.

“Duke i falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë Republikës së Kosovës ndër vite dhe për ndërmarrjen e hapave që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, kryetari Glauk Konjufca i njoftoi bashkëbiseduesit me të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe pakicave kombëtare”, thuhet në njoftim.


Në këto takime u shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për tema të tjera me interes dhe për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, ndërsa temë e veçantë e diskutimit ishte procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Republika e Kosovës mori vëmendje të posaçme dhe mbështetje të theksuar nga eurodeputetët për anëtarësim. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori