LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Kam thënë se drejtësia mundet të bëhet për dy vjet, jam pishman

Konjufca: Kam thënë se drejtësia mundet të bëhet për dy vjet, jam pishman

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka deklaruar se është pishman në raport me premtimet që i ka dhënë për sistemin e drejtësisë.

Konjufca në Kallxo Përnimetha se ka menduar se drejtësia mund të bëhet për dy vite teksa shton se, “Kam mendu që drejtësia në Kosovë është shumë më e lidhur me vullnetin politik dhe ndoshta për këtë ju kërkoj falje qytetarëve të Kosovës”.


“Unë kam thënë që për nga natyra që e kanë proceset politike, unë i ndaj në dy lloje, në ato në të cilat mundesh me intervenu shpejtë dhe me arritë rezultate shumë të shpejta edhe në ato në të cilat nuk mjafton një mandat katër vjet për me i pa dhe përjetu rezultatet pozitive”- tha kryeparlamentari.

“Unë kam thënë drejtësia mundet me u bo për dy vite. Sot jam pishman, sepse kam mendu që drejtësia në Kosovë është shumë më e lidhur me vullnetin politik dhe ndoshta për këtë ju kërkoj falje qytetarëve të Kosovës”- shtoi ai.

Konjufca flet për audio-incizimet në të cilat është e përfshirë Mimoza Kusari-Lila
Lexo po ashtu Konjufca flet për audio-incizimet në të cilat është e përfshirë Mimoza Kusari-Lila

Kryeparlamentari shprehet se ka menduar se mjafton që populli të jetë për ndryshim dhe më pas ai të ndodhë.

“Kam mendu që mjafton populli me qenë për ndryshim dhe pastaj ndryshimi me ndodhë dhe pastaj përqindja me qenë dominante dhe kjo si efekt piramidal, domethënë prej së larti që prej një ndryshimi që ndodhë elektoral, pastaj poshtë nëpër strukturat shtetërore, administratën deri te drejtësia, arrin ky efekt edhe menjëherë fillojnë sepse drejtësia nuk është shumë e ndërlikuar” – theksoi ai.

Ndërkaq për arsimin dhe ekonominë, Konjufca thotë se ka menduar që duhen së paku dhjetë vite që të rregullohen dhe ende mendon njëjtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori