LAJMI I FUNDIT:

Konjufca ka dy pyetje rreth vdekjes së Astrit Deharit

Konjufca ka dy pyetje rreth vdekjes së Astrit Deharit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, ka ngritur dy pyetje para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Konjufca ka pyetur se kush dha urdhër nga pushteti që të burgosej aktivisti i VV-së, Astrit Dehari dhe cilët janë ata persona të cilët i kanë fabrikuar provat që Astrit Dehari të arrestohej.

Ai tha se procesi i hetimit të vdekjes së Deharit në burgun e Prizrenit është dëmtuar përfundimisht, me rastin e vdekjes së dëshmitarit kyç, njëherësh shokut të dhomës së burgut së Deharit, Naser Makollit.


Sipas Konjufcës, Makolli kishte dëshmuar se  Dehari ndjehej i kërcënuar dhe i frikësuar gjatë kohës së paraburgimit.

“Në vendet demokratike vdekja e një dëshmitari të rëndësishëm në burg, bëhet problem politik”, tha Konjufca.

Ai theksoi se Astrit Dehari vdiq kur po mbahej padrejtësisht në burg, dhe se jetën e tij e kishte një institucion shtetëror i kapur nga krimi.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Lajme
Kalo në kategori