Kongresi i Partisë Socialiste ka miratuar në orët e pasdites së të shtunës ndryshimet statutore të propozuara, me shumicë votash pro dhe vetëm 3 kundër.
Pas votimit ka vijuar debati Rama-Blushi. Kryeministri ka kërkuar mbajtjen e referendumit lidhur me statutin, për t’i dhënë fund, siç tha ai, “çdo alibie”. Ndërsa Blushi ka deklaruar se, “referendumi bëhet për çështje dhe jo njerëz” dhe ka shtuar se, me votimin e statutit të ri janë shkelur të gjitha normat, raporton Tch.
“Shumica nuk duhet të marrë fuqinë e atyre që e bëjnë zgjedhjen e kryetarit. Propozoj një referendum për t’i dhënë fund çdo alibie. Një referendum demokratik brenda partisë që rikonfirmon atë që ne jemi. Të tregojmë që pavarësisht shumicës nga cepi në cep të kësaj salle, nuk i imponohemi një pakice sado të vogël, por i japim mundësi edhe asaj që të ndihet mirë duke marrë përgjigjen jo me tirani, por me votë të lirë dhe të fshehtë nga gjithë anëtarët e PS. Ta marrë përgjigjen jo nga lartë, por nga poshtë” tha lideri socialist Edi Rama.
Kurse Ben Blushi tha se beson se parafolësi ka konflikt interesi lidhur me këtë temë, por megjithatë kjo nuk është surprizë.
“Referendumi nuk bëhet për njerëz, zgjedhjet bëhen për njerëz. Ky statut që ne miratuam hyn në fuqi për zgjedhjet e ardhshme për kryetar të PS dhe çdo normë që sanksionojmë. Ne sot po ndërtojmë një normë që anulon në vitin 2016 zgjedhjet që duhet të ishin bërë në 2013. Është e pavërtetë që partitë në europë nuk bëjnë zgjedhje pasi marin pushtetin. Kush i fiton zgjedhjet, kryetari, apo partia? Nëse fiton partia, ajo vendos kush drejton, qoftë në opozitë, qoftë në pushtet. Në Gjermani, Angela Merkel është zgjedhur gjithmonë në parti sa herë ka fituar zgjedhjet. Tony Blair iku nga posti i kryetarit dhe kryeministrit kur i tha partia. Këtë referendum e konsideroj antistatutor, të paarsyeshëm, të papranueshëm dhe një hile për t’i ikur garës brenda PS. Ka 3 vjet që ndodh kjo. Sot iu hoq e drejta kongresit, që votoi një statut në parim dhe nen për nen ia la komisionit që hartoi statutin. Kjo është një anomali. Kthejeni statutin mbrapsht, të marrin kohë sa të duan dhe më pas le ta votojmë prap. Kjo mënyrë se si po operojmë sot nuk është demokraci, kjo është privatizim i një partie nga një njeri, që thotë unë nuk zgjidhem”, tha Blushi.
Më herët para votimit, kryetari i komisionit të garancive statutore, Alket Hysenaj deklaroi: “Statuti i PS ka një formulim të ri. Disa propozime e tejkalojnë statutin dhe statuti vetë kalon preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë. statuti nuk mund të përmbledhë të gjitha rregullat. Propozoj të hiqen formulimet e tepërta dhe të mbahen vetëm ato bazë si krijohen organizatat dhe funksionimi i tyre. Komisioni propozon ndryshimin e nenit 29, heqjen e nenit 30, 31 dhe ndryshimin pjesërisht të nenit 32”, tha Hysenaj.
Kryetari i komisionit për rishikimin e statutit në PS, Fatmir Xhafaj, në fjalën e mbajtur në kongresin e partisë, ka deklaruar se kanë qenë rrethanat ato që kanë vonuar ndryshimin e statutit.
Xhafaj ka theksuar se, statuti i ri ka qenë më se i nevojshëm për PS, “por ne nuk jemi të pagabueshëm”, ka thënë ai. Ai ka pranuar se, “statuti ekzistues ka qenë i ndërtuar më së shumti për parti opozitare, siç ishte PS deri në vitin 2013”.
Ndërsa statuti i ri, ka shtuar Xhafaj, “do të kontribuojë për ta bërë PS më të hapur, më dinamike dhe më të votuar”.
“Statuti konfirmon faktin se militantët dhe anëtarët janë pasuria më e madhe e PS. Statuti sjell zgjerim të të drejtave të anëtarëve dhe krijon mundësi për më shumë konkurrencë”, ka shtuar Xhafaj.
Anëtari i Partisë Socialiste, Maqo Lakrori, në fjalën e tij në kongresin e PS ka qenë në të njëjtën linjë me Ben Blushin sa i takon qeverisjes së partisë.
“Personat që jetojnë në luks, nuk mund të bëjnë moral. Këta persona duhet të shkojnë para drejtësisë”, ka thënë Lakrori. Sipas tij, “qytetarët nuk mund të presin fundin e reformave”, ndaj dhe “duhet të fillojë hetimi për ata që kanë përfituar nga pushteti”.
“Ata që vjedhin janë më shumë se ata me precedentë penalë”, ka thënë Lakrori. Ai ka theksuar se rruga aktuale që po ndjek PS nuk është ajo e duhura.
“Partia po ecën me modelin “unë jam partia”. Të bëjmë kthesën drejt një partie të fortë, të ndahen postet partiake nga ato qeveritare. Janë njerëzit ata që e bëjnë socialiste një parti”, ka thënë Lakrori.
Blushi: PS, peng e një pakice që po i imponohet shumicës
Deputeti Ben Blushi, duke marrë fjalën në kongresin e PS, ka kritikuar ashpër lidershipin e partisë, i cili sipas tij ka marrë monopolin e këtij subjekti politik dhe po imponohet përmes forcës.
Duke iu përgjigjur deklaratave të kryetarit Rama, se ata që kërkojnë ndryshime në PS janë një pakicë, Blushi është përgjigjur:
“Në këtë parti ka një shumicë dhe një pakicë. Një shumicë absolute që kërkon një parti të përbashkët për të gjithë dhe një pakicë relative që kërkon një parti vetëm për vete. Unë flas në emër të kësaj shumice, ajo mund të jetë e frenuar, por ekziston. Ajo po pret që të çlirohet, ajo është një shpirt i zënë rob me kusht, nga një grusht. Ne do t’i japim mundësi kësaj shumice të flasë dhe të votojë me votë të lirë”, ka deklaruar Blushi.
Duke nënvizuar se, “të gjithë bashkë duhet të kemi një gjë të përbashkët”, Blushi ka parashtruar një seri pyetjesh.
A jemi të barabartë ne në këtë parti? Apo i japim dikujt më shumë fuqi, apo disave më shumë pushtet? A ka shkelje në jetën e PS, a ka patur shkelje e deformime? A mund të fajësohet dikush apo disa se flasin në emër të kësaj të vërtete?
“Unë mendoj se e drejta e gjithësecilit po mbytet. Një pakicë e pavotuar po detyron një shumicë ta pranojë atë si shumicë pa zgjedhje. Nëse kjo pakicë ka një meritë, ajo është pengmarrja e PS”, ka thënë Blushi. Sipas tij, është pikërisht kjo pakicë që e konsideron atë armik të PS. “Për këtë pakicë, nëse kërkon zgjedhje, zgjidhje apo mbledhje je 3 herë armik. Nëse do më shumë punësim je shumë armik, nëse do rritje pagash je shumë më shumë armik. Nëse do pastrim të PS nga krimi je armiku i mikut dhe nëse do që të mos ketë njerëz me precedentë penal je miku i armikut. Ky është morali i kësaj pakice, kriteri, nderi dhe misteri i kësaj partie shumicë. Këtë unë nuk do ta pranoj kurrë. Poshtërimi dhe lincimi që i është bërë PS nuk ka ardhur nga mungesa e kohës dhe socialistëve, por nga arroganca dhe besimi delirant se të gjitha rrugët e PS janë të një njeriu, se të gjithë duhet të japin votën për një njeri. Ai është Edi Rama”, ka thënë Blushi.
Më tej, ai ka bërë edhe një sërë referimesh, të cilat, ka thënë ai, janë fakte dhe jo opinione, sikurse pretendon kryetari i PS.
“Që në PS nuk ka zgjedhje prej 3 vjetësh, nuk është opinion, por fakt. Që Rama është kryetari i vetëm i PS në Europë prej 7 vjetësh është fakt. Që në PS janë futur njerëz me precedentë penalë, nuk është opinion, por fakt. Premtimet që bëmë në fushatë e që nuk i kemi mbajtur, nuk është opinion, por fakt”, ka thënë Blushi.
Për të provuar se kush është shumica dhe kush është pakica, ka shtuar ai, “e vetmja gjë që duhet bërë janë zgjedhjet”.
“Kush ka të drejtë ta zhveshë PS nga kjo normë dhe parim i konsoliduar? Unë do pranoj këdo që zgjidhet, por nuk do të pranoj asnjë zgjidhje që imponohet pa zgjedhje”, ka thënë deputeti rebel.
Hafizi: PS e Shkodrës, në duart e aventurierëve
Deputetja Mimoza Hafizi, në fjalën e saj në kongresin e PS, ka kritikkuar lidershipin e degës së kësaj partie në zonën ku ajo është deputete, në Shkodër.
“PS e Shkodrës u la në dorë të aventurierëve, të cilët sot janë në dyert e drejtësisë. Kjo situatë i hapi rrugë arrogancës, në një kohë kur PS në Shkodër duhet të ishte barrierë ndaj korrupsionit”, ka thënë Hafizi.
Ajo ka nënvizuar se, kjo situatë e ka motivuar për veprimet e ndërmarra së fundmi, “për një parti më të mirë”, ka thënë Hafizi.
PS, kreu i garancive statutore: Kemi marrë vendimet e duhura
Kreu i Komitetit të garancive statutore në PS, Alket Hyseni, në fjalën e mbajtur në kongresin e partisë ka mbrojtur punën e bërë nga struktura e drejtuar prej tij.
“Kemi shqyrtuar një numër të madh ankesash e kërkesash nga të gjitha degët e PS. KGS ka realizuar vendimmarrje të drejta statutore përmes një bashkëpunimi të mirë”, ka thënë Hyseni.
Në emër të komitetit, “kërkojmë miratimin e raportit të punës”, ka thënë ai.
Majko: Drejtësia dhe vota, prioritete të pashmangshme
Deputeti Pandeli Majko, duke marrë fjalën në kongresin e PS, ka deklaruar se, “çështja e shqiptarëve jashtë vendit po përjeton ndryshime”. “Po krijohet një opinion në rajon, të cilit politika duhet t’i japë përgjigje”, ka thënë Majko.
Duke folur për aktualitetin në vend, ai ka thënë se, “vota dhe drejtësia janë dy prioritete që nuk duhet të shmangen”. “Reforma në drejtësi është zgjidhja për Shqipërinë, e cila sfidë kryesore ka korrupsionin”, ka thënë më tej Majko.
Dade: Të japim sprovën e demokracisë së brendshme
Ndërsa deputetja Arta Dade e ka vënë theksin tek kultura e pandëshkueshmërisë, e cila sipas saj “nuk është pjesë e programit të PS”.
“Kemi dështuar ta çojmë Sali Berishën në burg”, ka thënë Dade. Ajo ka bërë thirrje që “të nisim sprovën e demokracisë brenda nesh” dhe “t’i japim mandatin e nevojshëm kryetarit të votuar”.
“Kjo mazhorancë e njeh realitetin, pika jonë e referimit nuk është e djeshmja”, ka thënë më tej Dade.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
“Zgjedhja jote, kursimi yt” – Fushata e Tineks-it me një numër të madh produktesh me zbritje nga të gjitha kategoritë
Rrezikohen banesa, rrëshqitje masive dherash në Porto Romano
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?