LAJMI I FUNDIT:

Konflikti me fatalitet ndërmjet axhës dhe nipit në Gjilan, policia sjell detaje të tjera

Konflikti me fatalitet ndërmjet axhës dhe nipit në Gjilan, policia sjell detaje të tjera

Një konflikt gjatë ditës së hënë në Gjilan, për të cilin mediat kanë thënë se bëhej fjalë për një konflikt në mes të nipit dhe axhës së tij ka përfunduar me fatalitet, gjegjësisht vdekjen e të dyve.

Siç edhe kanë raportuar mediat, përcjell Telegrafi, bëhej fjalë për dy persona të cilët ishin pronarë të këmbimoreve derisa për shkak të disa mosmarrëveshjeve, axha ka shtënë për vdekje në drejtim të djalit të vëllait.


Vrasja e 30-vjeçarit nga xhaxhai i tij në Gjilan, publikohen pamje nga vendi i ngjarjes (Video)
Lexo po ashtu Vrasja e 30-vjeçarit nga xhaxhai i tij në Gjilan, publikohen pamje nga vendi i ngjarjes (Video)

Nga ky konflikt është plagosur edhe axha, i cili nga plagët e marr ka ndërruar jetë në QKUK.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka bërë të ditur se bëhet fjalë për të shtëna me armë zjarri brenda një lokali, me ç’rast viktima mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima tjetër mashkull K/Shqiptar, i cili gjatë trajtimit mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë.

“Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar 2 pistoleta 23 fishekë, 4 gëzhoja dhe 2 predha. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori