Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit D. T., i cili akuzohet për kryerjen e një vrasjeje të rëndë në fshatin Dobërçan.
Në datën 16 dhjetor, rreth orës 20:35, ngjarja e tmerrshme ndodhi pas një përleshjeje verbale dhe fizike brenda një automjeti në rrugën “Hamdi Kastrati”.
Pas konfrontimit, i dyshuari D. T. ndoqi viktimën A. B., dhe pas sulmit atij iu shkaktuan plagë fatale që më pas çuan në konstatimin e vdekjes së tij në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Sipas raportit të Gjykatës, fillimisht i pandehuri përmes telefonit e thërret A. B. dhe takohen dhe pasi që ulet në karrigen e parë të automjet dhe me automjet kishin lëvizur.
Aty pas një mosmarrëveshje verbale në automjet, i pandehuri e sulmon A. B. dhe të njëjtin në mënyrë dinake e godet disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa viktima arrin të ndalet dhe del nga automjeti dhe ikë në drejtim të kundërt të rrugës nga kishin ardhur, hynë në oborrin e shtëpisë së Xh. B.
I pandehuri i’u ishte vu pas në ndjekje dhe para derës së hyrjes së kësaj shtëpie, e ze viktimën A. B., aty përsëri e godet disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa nga kacafytja dhe zhurma e krijuar, nga kjo shtëpi del XH. B., intervenon për ti ndarë.
Sulmi u ndërpre nga intervenimi i pronarit të shtëpisë ku ngjarja mori fund, i cili më pas ndihmoi viktimën të arrinte në një ordinancë private për ndihmë mjekësore para se të transportohej në emergjencë.
Në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, konstatohet vdekja e të lënduarit, sepse i njëjti nuk kishte përballuar lëndimet e pësuara.
I pandehuri pas kryerjes së vrasjes shkon në shtëpi të vet, i informon familjarët e vet për veprimet e tija të ndërmarra ndaj A. B. dhe kërkon nga prindi i tij, që të njëjtin të e dorëzoi në Stacionin e Policisë në Gjilan, ku i pandehuri edhe arrestohet.
Me bazë të provave dhe rrethanave rreth ngjarjes, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masat alternative ishin të pamjaftueshme dhe ka vendosur për paraburgimin e D. T. duke vënë në dukje nevojën për një procedurë penale të suksesshme.
Aktvendimi i Gjykatës mund të kontestohet nga palët e pakënaqura, të cilat kanë të drejtën të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit