LAJMI I FUNDIT:

Konflikt mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Prokurorial

Konflikt mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Prokurorial

Një konflikt i ri ka lindur mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Prokurorial.

Kjo pasi që KPK përmes një komunikate ka njoftuar se ka shkëputur bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë .


Deri te kjo situatë ka ardhur pas një postimi në Facebook të zëvendësministrit Blerim Sallahu i cili kishte thënë se prokurorët janë të përfshirë në vepra kriminale.

Shefi i kabinetit së Ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni thotë se qëllimi është vetëm reformimi i sistemit të drejtësisë.

“Ne do ta vazhdojmë punën dhe bashkëpunimin sepse konsiderojmë se këto reforma kanë rëndësi vitale në mënyrë që të rritet llogaridhënia dhe të rikthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, deklaroi Nimoni për RTV Dukagjinin.

Pos kësaj Nimoni kritikon reagimet Këshillit Prokurorial.

“Ka pasur disa reagime nga Këshlli Prokurorial që nuk kanë qenë të zakonshme. Kanë reaguar ndaj deklaratave të Ministrisë, zëvendësministrit që për ne krijojnë përshtypjen se ata më shumë janë të fokusuar me këto reagime se në punën e sistemit prokurorial, pavarësisht se kanë shumë punë. Ne çdo ditë jemi dëshmitarë të aferave të ndryshme që inkriminojnë përfaqësues të ndryshëm të institucioneve”, deklaroi tutje Nimani.

Gëzim Shala nga IKD për këto fërkime i fajëson të dyja palët, megjithatë ai thotë se institucionet duhet të dinë kompetencat e veta.

“Si Ministria e Drejtësisë ashtu edhe KPK duhet të jenë të matura dhe të përgjegjshme e jo të sillen si fëmijë të llastuar pasi që dëmi shkon të qytetarët…Në kuadër të grupeve punuese të Ministrisë së Drejtësisë të mos jenë përfaqësuesit e KPK-së, kjo është problematike. Nga ana tjetër edhe Ministria e Drejtësisë duhet të jetë e matur në deklaratat e saj”, deklaroi Gëzim Shala.

Në reformat që po parashihen nga Ministria e Drejtësisë do të përfshihet edhe Këshilli Prokurorial, ku parashihet që numri i anëtarëve të KPK-së nga 13 sa është aktualisht të bie në shtatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori