LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 25-vjeçari në Gjilan, policia i gjeti kokainë në vlerë 22 mijë euro

Arrestohet 25-vjeçari në Gjilan, policia i gjeti kokainë në vlerë 22 mijë euro

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar këtë të premte një 25-vjeçar në Gjilan, pasi në shtëpinë e tij dhe në objektet përcjellëse ka gjetur substanca narkotike.

Sipas njoftimit, substancat janë gjetur nga hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë per Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjilan, gjatë operacionit “Shpërndarësi 2’.

“Sot, në orët e pasdites, në koordinim me organet e drejtësisë, është bërë kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit Sh.R., (viti i lindje 1997, mashkull kosovar)”, thuhet në komunikatën për media.


Aty janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: gjashtë paketime me substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë 220 gramë, dy peshore dhe prova tjera që do të përdoren në procedurë të mëtejme.

“Vlen të ceket se vlera e substancës së konfiskuar është rreth 22 mijë euro. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, i njëjti është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet tutje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori