Hyrjet e shqiptarëve të Kosovës ranë me 16 për qind në korrik 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave lidhur me vendet e origjinës nga kanë ardhur shtetasit që kanë hyrë në vendin tonë, konfirmojnë atë që më herët pohuan edhe tur-operatorë: në bregdetin shqiptar pushuan më pak shqiptarë të Kosovës.
Në muajin e 7-të të vitit hynë në total 710 mijë shtetas nga Kosova teksa një vit më parë ishin mbi 847 mijë, raporton Monitor.
Kjo është hera e parë që nga pandemia që ky grup shënon rënie teksa ka mbajtur çdo vit peshën kryesore të turizmit duke mbetur në nivelet mbi 40 për qind të totalit të hyrjeve.
Deri në qershor në fakt shifrat tregojnë për një ecuri pozitive të hyrjes së turistëve nga Kosova ku në qershor 2024 ishin 15 për qind më shumë se qershori i një viti më parë. Rënia e numrit të vizitorëve nga Kosova u paralajmërua qëh në fillim të vitit si efekt i liberalizimit të vizave që nisi nga janari.
Turoperatorët e Kosovës pohuan se kishte një numër në rritje të shtetasve që Kosovës që po preferonin destinacione të reja si Greqia apo Kroacia përmes rritjes së frekuencës së autobusëve që i çonin ata në destinacion, teksa edhe udhëtimet nga Tirana për destinacone me linja low cost panë rritje.
Shifrat e raportuara nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës treguan për një rritje të shtetasve nga Kosova që zgjodhën për të fluturuar nga ky aeroport.
Liberalizimi i vizave pakësoi jo vetëm udhëtimet e fundjavave drejt Shqipërisë por mesa duket edhe pushimet e verës. Tur-operatorët do të vlerësonin se tashmë jemi përpara faktit se epoka e turizmit patriotik ka përfunduar dhe tërheqja e turistëve nga Kosova do të duhet të bëhet në një raport të drejtë me shërbim dhe oferta konkurruese në raport me tregjet potencialë ku këta të fundit mund të shkojnë.
Një tjetër shkak që duket se ndikoi tek prania e më pak shqiptarëve të Kosovës në vend ishin edhe çmimet e rritura këtë vit. Nga Velipoja deri në Ksamil, vendi pati rritje të çmimeve nga vlerat minimale deri në gati 2-fishim dhe edhe pse Shqipëria ofroi sërish alternativa për të gjithë duket se paniku që u krijua në rrjete sociale sidomos në qershor dhe fillim korrik “trembën” turizmin patriotik.
Pushuesit nga Kosova u qëndruan kryesisht në Velipojë dhe Shëngjin ku çmimet ishin më ekonomike teksa në Golem kishte më pak pushues e po kështu edhe në Jug.
Krahas rritjes direkte së çmimeve, rënia e Euros është një tjetër faktor që ka ndikuar negativisht në turizmin e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit