LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet pjesëmarrja e Pejës në FIBA Europe Cup

Konfirmohet pjesëmarrja e Pejës në FIBA Europe Cup

Kampionia e Kosovës në basketboll, Peja do të paraqitet në sezonin e rregullt të FIBA Europe Cup. FIBA, të hënën ka konfirmuar pjesëmarrjen e Pejës në fazën e grupeve të garës së nivelit të katërt.

Peja do të jetë pjesë e Grupit H, të cilin e përbëjnë edhe Heroes Den Bosch nga Holanda, Niners Chemnitz nga Gjermania dhe Spojnia Stargard nga Polonia.

Ndeshjet e para të këtij grupi, do të zhvillohen më 18 tetor, ndërsa Peja do të luajë në udhëtim te skuadra Niners Chemnitz.


Për Pejën, kjo është hera e dytë që paraqitet në sezonin e rregullt të FIBA Europe Cup.

Herën e parë, Peja u paraqit në edicionin 2016/17, ku përfundoi e fundit në grup me vetëm një fitore në gjashtë ndeshje të luajtura.

Peja do të luajë në FIBA Europe Cup këtë sezon, pasi nuk arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. U mposht në çerekfinale të turneut kualifikues nga skuadra daneze, Bakken Bears.

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

Flick flet pas barazimit dramatik ndaj Atletico Madridit: Jam i zhgënjyer

La Liga
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Messi vazhdon të shkëlqejë më 2025, shënoi një tjetër supergol për Inter Miamin

Ndërkombëtare
Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Interi del si pretendenti kryesor për transferimin e Salah

Ndërkombëtare
Kalo në kategori