Nikol Projko është banorja më e re e Big Brother VIP Albania 5.

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, modelja 23-vjeçare konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen e saj duke ndarë emocionet e para me dëgjuesit në radio.


Ajo foli më gjerësisht për rrugëtimin në botën e modelingut dhe pritshmëritë që ka nga eksperienca në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Foto: YouTube

Nikol konfirmoi gjithashtu se nis rrugëtimin e saj këtë të shtunë.

Mes entuziazmit dhe emocionit, 23-vjeçarja u shpreh se kjo është një sfidë e re për të, një hap i rëndësishëm në karrierën, por edhe një mundësi për t’u njohur më nga afër me publikun përtej imazhit.

Ndërkohë në shtëpi erdhi një zarf i zi dhe me këtë rast u anulua televotimi aktual.

Mbetet për t'u parë se kush nga banorët do të largohet nga Big Brother. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com