Qeveria e Kosovës ka pranuar financim nga Grupi i Bankës Botërore për Projektin e Konkurueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport (CERP). Nën-komponenti 1.2 i CERP-it – Përkrahja e bizneseve për të përmirësuar cilësinë e produktit dhe gatishmërinë për eksport – përfshinë financimin prej 2.3 milionë euro për Programin e Granteve të Përputhshme (PGP). Qëllimi i Programit për Grantet e Përputhshme, është të mbështesë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të) me potencial eksportues.
Kjo nën-komponentë e Projektit CERP, do të mbështesë Agjencinë Kosovare të Investimeve dhe Përkrahjes së Ndërmarrjeve (KIESA) në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) në zbatimin e Programit për Grantet e Përputhshme.
Çfarë do të mbështesë ky program?
Ndërmarrjet do të mbështeten në fushat: Çertifikimi/Standardet e Produkteve dhe Qasja në Shërbimet për Zhvillim të Biznesit/Trajnimet
Vlerat e Granteve:
Vlera e një granti do të jetë nga 5,000 € deri në 46,800 € për Çertifikimet/Standardet e Produkteve, ndërsa grantet për SHZHB/Trajnim, ofrohen si grante individuale jo më shumë se 5,000 € deri në ato maksimale si grupore deri në 25,000 €.
Financimi që do të ofrohet nga Programi për Grantet e Përputhshme dhe do të mbulojë një maksimum prej 60% të vlerës së përgjithshme, shembull vlera monetare 46,800 €, plus bashkë-financuesi (Aplikanti) me 40% të mjeteve financiare.
Vëmendje:
Vetëm projektet që fitojnë mbi 65 (Gjashtëdhjetë e pesë) pikë do të merren parasysh për Programin për Grantet e Përputhshme. Përparësi do t’u jepet aplikacioneve me nivel më të lartë të bashkëfinancimit ose grave ndërmarrëse.
Gratë ndërmarrëse që do të aplikojnë për Programin e Granteve të Përputhshme do të vlerësohen me 10 pikë më shumë, në këtë rast vlerësimi do te jetë me 55 pikë.
*Shpjegim: Aplikacionet e ndërmarrjeve me pronësi të gjinisë mashkullore që arrijnë më pak se 65 pikë dhe gratë ndërmarrëse që fitojnë më pak se 55 pikë, nuk do të kualifikohen për t’u konsideruar nga Komisioni Përzgjedhës. Gjithsesi një ndërmarrje mund të arrij mbi 55 ose 65 pikë, por numri i përfituesve do të jetë i kufizuar në varësi të kufijve të buxhetit.
NMVM-të dhe Shoqatat e Biznesit mund të aplikojnë me një numër të pa limituar të granteve për Çertifikimin/ Standardet e Produkteve dhe SHZHB / Trajnim, për bashkëfinancim nën PGP. Megjithatë NMVM-të dhe Shoqatat e Biznesit mund të marrin / fitojnë deri në 3 grante por pa e tejkaluar vlerën monetare 50,000 €.
Kush mund të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë të gjitha NMVM-të dhe Shoqatat e Biznesit në sektorët strategjikë të identifikuar nga MTI (p.sh. industria ushqimore, teknologjia informative dhe e komunikimit, industria e drurit dhe industria e tekstilit), por do të jetë e hapur edhe për firmat që posedojnë potencial eksportues në çdo sektor. Çdo aplikacion i pranuar do të vlerësohet dhe shqyrtohet për përshtatshmëri duke përdorur kriteret e parapara në Thirrjen Publike, i cili dokument do të jetë i gatshëm online në Portalin Online të KIESA-s (https://kiesaportal.rks-gov.net), pas lansimit të Programit për Grantet e Përputhshme. Kjo do të jetë e mundur menjëherë pas mbajtjes së konferencës, me datën 20 Mars 2019. Pra, që nga kjo datë, ju do të mund të aplikoni për Grantet e Përputhshme përmes Portalit Online në fjalë.
Si të aplikoni?
Afati kohor për aplikim në Programin për Grantet e Përputhshme do të jetë i hapur një muaj në mënyrë që aplikuesi të ketë kohë të mjaftueshme për të mbledhur dokumentacionin dhe për të përgatitur Aplikacionin. Për të aplikuar për këto grante, aplikanti duhet të regjistrohet në Portalin Online të KIESA-s dhe të plotësojë formularin e regjistrimit të Aplikuesit me detaje bazike, dhe gjithashtu të bashkangjes online të gjitha dokumentet në nevojë. Gjithashtu në këtë portal ju do të mund të gjeni udhëzuesin për procedurat e hollësishme të aplikimit. Pas kësaj, Aplikuesi do të pranojë një konfirmim regjistrimi me e-mail. Email adresa e dhënë në formularin e regjistrimit të aplikuesit duhet të jetë një adresë e valide.
Për më shumë detaje ju do të informoheni në konferencë. Si më poshtë ju lutem gjeni detajet për mbajtën e konferencës dhe mundësinë për pjesëmarrje në këtë konferencë.
Me këtë rast:
Ju ftojmë për pjesëmarrje në konferencën informuese për NMVM-të dhe Shoqatat e Biznesit, për hapjen e “Programit për Grantet e Përputhshme.”
Vendi i mbajtjës së konferencës: Hotel Emerald, Prishtinë
Data: 20 Mars 2019, e Mërkure, ora 8:30 -11:00.
Të pranishmit: Ministri i MTI-së, Endrit Shala, U .d. i Drejtorit të Përgjithshëm i KIESA-s, Nol Buzhala, Grupi i Projektit CERP me Njësinë Menaxhuese të Granteve të Përputhshme, përfaqësuesit e NMVM-ve dhe Shoqatat të Biznesit, etj.
Ju lutem kontaktoni për mundësinë e pjesëmarrjes në këtë konferencë, përmes emailit: mimoza.ramadani@rks-gov.net, ose numrit kontaktues të tel.: 03820036645. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët