LAJMI I FUNDIT:

Konferenca mbi klimën investuese të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Konferenca mbi klimën investuese të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Për herë të parë në Kosovë, u organizua konferenca mbi Klimën e Investimeve në Mbretërinë e Bashkuar nga Oda Ekonomike Britaniko-Kosovare.

Fokus i veçantë iu kushtua bizneseve me bazë në Kosovë, që synim kanë tregun e patundshmërive, si edhe vizat e investitorëve në Mbretërinë e Bashkuar.


Artan Llabjani, kryetar i Odës Ekonomike Britaniko-Kosovare, tha se ideja e organizimit të kësaj Konference ishte që të krijojë kanale bashkëpunimi në mes dy shteteve, Kosovës dhe Britanisë.

I dërguari i Mbretërisë së Bashkuar për Tregtinë në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers, tha se lidhjet tregtare mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar momentalisht nuk janë edhe aq të forta, por shprehu synimin e tij për më shumë tregti dhe investime mes dy vendeve.