LAJMI I FUNDIT:

Konferenca e Investimeve në Tiranë, Kumbaro: 4.2 miliardë euro të ardhura nga turizmi në vitin 2023

Konferenca e Investimeve në Tiranë, Kumbaro: 4.2 miliardë euro të ardhura nga turizmi në vitin 2023

Nisi sot, në ditën e dytë të mbledhjes së Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit, “Konferenca e Investimeve në Turizëm dhe Zhvillimin Ekonomik të Evropës dhe Shqipërisë” me fokus nxitjen e investimeve dhe rastin e historive të suksesit e perspektivat e të ardhmes në Shqipëri.

Në konferencë marrin pjesë zëvendëskryeministja Belinda Balluku, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbian Mazniku dhe përfaqësues të industrisë së turizmit nga gjithë Evropa.


Ministrja Kumbaro përshëndeti nisjen e kësaj konference dhe u shpreh se Shqipëria ka hyrë në erën e investimeve në turizëm me qasjen e panegociueshme të zhvillimit të qëndrueshëm.

“Shqipëria ka hyrë në erën e industrisë së turizmit por edhe për Evropën që “Investimet në Turizëm dhe Zhvillimi Ekonomik në Europë” e qas sot përmes zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit si një kusht të panegociueshëm për të të ardhmen”, u shpreh Kumbaro.

Pololikashvili: Shqipëria histori suksesi, turizmi mënyra më e mirë për të krijuar vende pune
Lexo po ashtu Pololikashvili: Shqipëria histori suksesi, turizmi mënyra më e mirë për të krijuar vende pune

Më tej ministrja Kumbaro u ndal tek shifrat, të dhënat dhe lehtësitë fiskale që krijojnë një mjedis atraktiv për të investuar në Shqipëri.

“Kam parasysh publikimin më të fundit nga agjencia “Standard & Poors” e cila ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “B+”, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal të vendit. Shqipëria sot po nis të korrë frytet e një pune të nisur vite më parë, me kuadrin ligjor që përgatitëm duke lehtësuar nga barrat fiskale investimet në turizëm, ku për të gjitha hotelet, nga ato më të voglat, nga bujtinat e agroturizmet e deri tek strukturat më elitare, duke ulur TVSH-në në 6% nga 20% që është për bizneset e tjera; E meqë jemi në një konferencë investimesh, turizmi nuk është thjesht çështje e numrit të vizitorëve, por është mbi të gjitha një çështje të ardhurash dhe tashmë ky sektor është bërë një industri, e këtë mund ta themi. Kjo matet edhe me të ardhurat që erdhën në ekonominë shqiptare”, tha Kumbaro

“Plot 4.2 miliardë euro të ardhura nga ekonomia e turizmit në ekonominë shqiptare për vitin 2023 – 2,8 miliard ishte kjo shifër për vitin 2022. Është para që ushqen të gjithë zinxhirin e biznesit në vend”, u shpreh Kumbaro.

Në fund të fjalës së saj, Kumbaro falënderoi Organizatën Botërore të Turizmit, një produkt konkret nga ky bashkëpunim shumë i ngushtë me partnerët e UNWTO, duke krijuar për herë të parë një udhëzues për investimet në sektorin e turizmit në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori