LAJMI I FUNDIT:

Konevski: Zaev tregoi në Zvicër se kush është inicues i krizës politike në Maqedoni

Konevski: Zaev tregoi në Zvicër se kush është inicues i krizës politike në Maqedoni

Ivica Konevski, kryetari i komitetit qendror i OBRM-PDUKM-së, sot në një konferencë për shtyp deklaroi se fillimin i krizës politike në Maqedoni e tregoi Zaev para diasporës shqiptare, duke thënë se Maqedonia është fajtore për marrëdhëniet ndëretnike dhe fqinjësore në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zoran Zaev para diasporës shqiptare tha se Marrëveshja e Ohrit nuk është e mjaftueshme dhe se duhet që shteti të ridefinohet. Ai është fytyra e shëmtuar e LSDM-së, politikave të këtilla kundër shtetërore duhet tu jepet fund”, deklaroi Konevski.


Ai gjithashtu theksoi se qëllimi i Zaevit është që të vijë në pushtet dhe të ndryshojë kushtetutën e Maqedonisë./Telegrafi/