LAJMI I FUNDIT:

Kondicioni, yndyra, masa muskulore – CR7 ka gjendjen fizike të një 23-vjeçari

Kondicioni, yndyra, masa muskulore – CR7 ka gjendjen fizike të një 23-vjeçari
(Foto: Getty Images)

Stafi trajnues dhe stafi mjekësor i Real Madridit kanë bërë një sërë testesh dhe ekzaminimesh në trupin e Cristiano Ronaldos, ndërsa rezultatet kanë treguar se ai e ka gjendjen fizike të një 23 vjeçari.

Sipas të dhënave të publikuara nga AS, 33-vjeçari ka masë yndyrore prej shtatë për qind (7%), ndërsa mesatarja e masës yndyrore për futbollistët tjerë është ndërmjet 10 dhe 11 për qind.

Po ashtu, Ronaldo ka masë muskulore prej 50 për qind dhe sërish nëse krahasohet me futbollistët tjerë, ata nuk arrijnë më shumë se 46 për qind.


Sondazh: "Kush është më i miri?", përgjigjet e nëntë lojtarëve që kanë luajtur me Ronaldon dhe Messin
Lexo po ashtu Sondazh: "Kush është më i miri?", përgjigjet e nëntë lojtarëve që kanë luajtur me Ronaldon dhe Messin

Fakti që CR7 mund të shënojë shifra të këtilla në moshën aktuale është diçka e jashtëzakonshme. Edhe pse tashmë nuk është i shpejtë sa ka qenë në të kaluarën, pesë herë fituesi i Topit të Artë, akoma arrin të jetë në nivel me kundërshtarët e tij shumë më të rinj.

Sipas të dhënave që i posedon AS, në vitin 2017, shpejtësia maksimale të cilën e ka regjistruar Cristiano është 33.25 km/h.

Mirëpo, nëse kjo krahasohet me lojtarin më të shpejtë në Ligën Premier, Leroy Sane (Manchester City), i cili ka regjistruar rekord vrapimi prej 35.48 km/h, do të thotë se CR7 nuk është shumë prapa.

(Foto: Twitter/City Watch)

Në ndeshjen kundër Juventusit, Ronaldo edhe njëherë e dëshmoi prezencën e tij fizike duke kërcyer mbi 2.3 metra për ta shënuar një prej golave më të bukur në Ligën e Kampionëve.

(Foto: Getty Images)

Se ai gol nuk ishte rastësi, anësori i Realit e ka dëshmuar duke e shënuar një të ngjashëm edhe në stërvitje.

Në ndeshjen kundër Zonjës së Vjetër, 33-vjeçari e mahniti botën e futbollit, duke qenë se ai vazhdon të jetë në formë të jashtëzakonshme edhe fizike edhe në aftësitë e tij për lojë. Ndërsa këtë gjë tash e mbështesin edhe raportet mjekësore.

Imagjinojeni Ronaldon duke vazhduar të jetë në formë maksimale edhe në moshën 40 vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori