LAJMI I FUNDIT:

Komunitetet udhëheqin tri ministri në Qeverinë Hoti – profili i Goran Rakiq, DaIibor Jevtiq dhe Enis Kervani

Komunitetet udhëheqin tri ministri në Qeverinë Hoti – profili i Goran Rakiq, DaIibor Jevtiq dhe Enis Kervani

Me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim sot në Kuvendin e Kosovës është votuar Qeveria Hoti.

Në Qeverinë e re të cilën do ta udhëheq Lidhja Demokratike Kosovës në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe minoritetet jo shumicë do të jenë 16 ministri.

Qeveria Hoti do të këtë katër zëvendëskryeministër, Driton Selmanaj (LDK), Besnik Tahiri (AAK), Albulena Balaj (Nisma Socialdemokrate) dhe Goran Rakiq (Lista Serbe), shkruan Telegrafi.

Në Qeverinë e re, Lista Serbe do të udhëheq dy ministri, Goran Rakiq i cili do të mban edhe postin e zëvendëskryeministrit do të udhëheq edhe Ministrinë e Pushtetit Lokal, ndërsa Dalibor Jevtiq do ta udhëheq Ministrinë e Kthimit dhe Komunitetit, kurse Enis Kervan nga komuniteti turk do të udhëheq Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Telegrafi më poshtë ua sjell profilin e Goran Rakiqit, Dalibor Jevtiqit dhe Enis Kervanit:

Goran Rakiq- Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal

Goran Rakiq aktualisht është kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Rakiq me profesion është ekonomist, ai ka lindur në 1971 në Mitrovicë. Ai ka kryer funksionin e kryetarit të komunës së komunës së Mitrovicës së Veriut që nga viti 2014. Ai fitoi mandatin e tij të dytë katër vjeçar në vitin 2017 duke fituar zgjedhjet lokale. Që nga viti 2017, Rakiq ka qenë kryetar i Listës Serbe. Ai është i martuar dhe është babai i dy fëmijëve.

Dalibor Jevtiq- Ministër i Kthimit dhe Komunitetit

Dalibor Jevtiq ka lindur në Prishtinë më 31 Mars 1978. Deri në emërimin e tij si Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e mëparshme të Kosovës, ai shërbeu si Zëvendës Kryeministër dhe Ministër për Komunitete dhe Kthim nga Shtatori 2017 deri në Shkurt 2020. Ai më parë shërbeu si Ministër për Komunitete dhe Kthim nga Prilli 2015 deri në Shtator 2017. Në komunën e Shtërpcës, ai mbajti pozicionin e Nënkryetarit të Komunës në periudhën Mars-Prill 2015. Ai gjithashtu mbajti postin e Ministrit për Komunitete dhe Kthim nga Marsi 2013 deri në Dhjetor 2014.

Enis Kervan-Ministër i Zhvillimit Rajonal

Enis Kervan ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar 7+ në periudhën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, 2008. Në vitin 2006, Kervan përfundoi shkollën politike në Institutin e Prishtinës në bashkëpunim me Këshillin e Evropës. Në vitin 2008 morri titullin: Magjistër i Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Universitetin e Prishtinës. Ndërsa, që nga viti 2008 punon në tezën e doktoratës në Universitetin e Shkupit. Kervan flet gjuhën shqipe, serbe dhe angleze përveç gjuhës së tij amtare.

Ndryshe, në seancën e sotme ku është votuar Qeveria Hoti, prezent në sallë ishin 86 deputetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori