Rastet me COVID-19, sa vijnë e shtohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku deri më tani janë infektuar gjithsej 4 mijë e 931 persona, prej të cilëve edhe 2 mijë e 561 janë ende raste aktive.
Sipas të dhënave të publikuara nga drejtori për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti deri më tani komuna që ka më së shumti raste aktive është Prishtina, me plot 1090 raste aktive me coronavirus, 393 të shëruar dhe 14 vdekje.
Pas Prishtinës, është komuna e Vushtrrisë e cila që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka regjistruar 410 persona pozitiv me COVID-19, prej të cilëve 298 janë shëruar, 8 kanë përfunduar me fatalitet dhe 104 janë ende aktive.
Në Prizren nga 392 persona të infektuar, tashmë janë shëruar 217 persona, 17 kanë përfunduar me vdekje, ndërkaq, raste aktive janë ende edhe 163.
Në Komunën e Ferizajt, megjithëse ka më pak të infektuar se Prizreni, rastet aktive janë shumë më shumë, plot 224, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve i cili është 371, nga të cilët 2 kanë vdekur, ndërkaq 145 janë shëruar.
Gjilani, Mitrovica e Jugut dhe Fushë Kosova po ashtu kanë nga mbi 200 raste të infektuar dhe mbi 100 aktive po ashtu.

Në Gjilan nga 280 të infektuar 149 janë shëruar, 4 kanë vdekur ndërkaq edhe 127 janë ende raste aktive.
Në Mitrovicën e Jugut, nga 224 raste të konfirmuara gjithsej që nga fillimi i pandemisë, 4 kanë vdekur, 100 janë shëruar, ndërsa ende janë aktive edhe 120 raste.
Kurse, në Fushë Kosovë, nga 223 raste të konfirmuara, 2 kanë vdekur, 76 janë shëruar, ndërsa ende janë aktive edhe 145 raste me coronavirus.
Të gjitha komunat tjera kanë më pak se nga 100 raste aktive, ndërkaq deri më tani janë bërë 28 mijë e 216 teste.
Ndryshe, të dielën e 12 korrikut, para mesnatës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë testuar gjithsej 493 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 216 raste pozitive me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona që janë testuar si të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Po ashtu të dielën ka vdekur një person duke çuar në gjithsej 102, numrin e viktimave të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkaq janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.
Qeveria e Kosovës, të dielën ka paralajmëruar ashpërsimin e masave për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19.
Kryeministri Avdullah Hoti, tha në një konferencë për media të dielën se do te fillojë një zbatim shumë rigoroz i masave ekzistuese kundër përhapjes së coronavirusit.
Hoti ka bërë të ditur se do të ndalohen tubimet publike dhe ritet fetare. Në spitalet publike në Kosovë është rritur edhe numri i të shtrirëve.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar të dielën se në spitalet publike në Kosovë janë të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë