Edhe pse janë mbledhur 2213 nënshkrime, të mjaftueshme për kërkesat ligjore për të nisur procedurat për Referendum, aktivistët e nismës ''Shpëtim për Vallandovën'' thonë se komuna e zhagit procedurën, shkruan Telegrafi Maqedoni.

''Këshilli komunal për një periudhë prej 20 ditëve, pra në kuvendin e mbajtur më 27 prill, të thërras ekspertë të çështjes dhe të diskutojnë proceset, rreth rreziqeve për jetën e qytetarëve nga xeherorja Kazandoll. Kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje nga ana e tyre.'' thonë nga iniciativa ''Shpëtim për Vallandovën''


Referendumi i inicuar nga ''Shpëtim për Vallandovën'' vjen pas Referendumit në Bogdanci ku qytetarët e fituan betejën për të ndaluar punën. /Telegrafi/