Komuna e Tetovës ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët në lidhje me motin e ftohtë dhe ngricat

Komuna e Tetovës deri tek Telegrafi Maqedoni ka dërguar një komunikatë nëpërmjet së cilës i informojnë qytetarët e kësaj komune që të kenë kujdes deri ditën e martë pasi janë parashikuar nga meteorologët ngrica dhe i ftohtë deri në -22 gradë Celsius.
”Sipas parashikimeve të meteorologëve duke filluar nga dita e nesërme deri ditën e martë pritet që temperaturat të arrijnë deri më -22 gradë celsius, me ç’rast gjatë ditës së nesërme dhe të premten do të ketë edhe reshje të konsiderueshme të dëborës dhe shiut të ngrirë.
Ndryshimi i dukshëm i motit do të fillojë nesër (e enjte), kur priten edhe të reshura dëbore në mbarë territorin në vend, ndërsa në vendet malore shtresa e dëborës së akumuluar pritet të arrijë deri 50 cm.”
”Komuna e Tetovës edhe këtë vit në kuadër të programit për mirëmbajtje dimërore të rrugëve ka angazhuar kompani me mekanizim përkatës, si dhe ka kryer furnizimin e kripës mekanike dhe rërës, me qëllim që të sigurojë kushte optimale për qarkullim të automjeteve dhe qytetarëve në kushte dimërore.”
”Me qëllim ndjekjen dhe menaxhimin sa më të mirë të situatës me reshjet komuna e Tetovës ka formuar edhe shtabin e emergjencës i cili do të funksionojë 24 orë për ditët në vijim deri në normalizim të plotë të gjendjes dhe komunikacionit rrugor. Në rast urgjence qytetarët mund të kontaktojnë numrat 193 – Njësia për mbrotjte dhe shpëtim pranë NJ.K.T.Z – Tetovë, 195 -Qendra për menaxhim me kriza, si dhe numrin 075 369 013 ku munden të paraqiten raste të bllokimit të rrugëve për intervenim të shpejtë të shërbimeve komunale. Shtabi i emergjencës ka kontaktuar edhe përfaqësuesit e bashkësive lokale në fshatrat malore, me qëllim komunikim sa më të shpejtë me qytetarët në rast nevoje.”
”Gjatë këtyre ditëve NPK Tetova dhe NP Parkingu i qytetit do të punojnë edhe me turne të natës duke vënë në dispozicion të plotë kapacitetet njerëzore dhe maqinerinë, deri në normalizimin e situatës me reshjet dhe acarin. ”
”Shërbimet komunale për pastrimin e borës dhe mirëmbajtje dimërore të rrugëve duke filluar prej sonte do të bëjnë hedhjen e kripës mekanike në bulevardet, unazat e qytetit dhe rrugët dytësore, me qëllim evitimin e paraqitjes së ngricave në rrugë si rezultat i temepraturave të ulëta nën zero.”
”Gjithashtu bëjmë thirrje deri te qytetarët që të bëjnë pastrimin e dëborës përpara objekteve afariste dhe shtëpive të banimit, veprim ky i cili paraqet edhe obligim ligjor për çdo qytetar. Gjatë pastrimit të dëborës e njëjta të mos hudhet ne rrugë, që të evitohet paraqitja e ngricave si pasojë e temperaturave shumë të ulëta të cilat parashihen ditët në vijim.”
”Apelojmë që në kushte të të reshurave të mëdha të dëborës qytatarët të shmangin qarkullimin e panevojshëm me automjetet e tyre, dhe nëse këtë e bëjnë, të kenë automjete të pajisura me mjetet e nevojshme për qarkullim dimëror.”
”Me qëllim pastrimin sa më të mire të rrugëve nga shërbimet për mirëmbajtje dimërore të rrugëve, lusim qytetarët që të mos parkojnë veturat e tyre në vende dhe hapësira të papërshtatshme si dhe në skajet e akseve rrugore, pasi kjo pamundëson punën e makinerisë për pastrim të dëborës.” shkruajnë nga Komuna e Tetovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa