LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Tetovës fillon punimet në rrugën “Tetovarja” (Foto)

Komuna e Tetovës fillon punimet në rrugën “Tetovarja” (Foto)

Komuna e Tetovës ka filluar me asfaltimin e rrugës “Tetovarja”, një investim kapital ky për banorët e kësaj lagjeje dhe nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “8 Shtatori”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Rruga “Tetovarja” është premtuar shumë herë nga udhëheqësitë paraprake komunale, megjithatë ne si administratë komunale iu përgjigjëm pozitivisht kërkesave të banorëve të kësaj lagje. Duke e parë si nevoje jetike për banorët dhe nxënësit këtë investim infrastrukturor. Bëhet fjalë për asfaltim të gjysmë kilometrave rrugë. Për sa i takon punimeve janë zhvilluar në pajtim me planin dinamik të parashikuar në projekt”, ka thënë shefi i PR i Komunës së Tetovës, Armend Fazliu.


1

Ai megjithatë ka theksuar se rruga “Tetovarja” është vetëm një aks rrugor në të cilin punohet në terren. Bashkë me këtë rrugë punimet zhvillohen në mënyrë intensive edhe në rrugën “172”, rrugën “UÇK”, rrugën e “Banjës së qytetit”, rrugën “Shipkovicë-Brodec”, dhe rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka thënë Fazliu./Telegrafi/