Komuna e Shtimes ka njoftuar regjistrimin e ndërmarrjes publike lokale “Ekosistemi”, e cila synon të ofrojë shërbime më të organizuara dhe efikase në pastrim, mirëmbajtje dhe kujdes ndaj hapësirave publike.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka theksuar se themelimi i “Ekosistemit” shënon një kapitull të ri për qytetin, duke siguruar shërbime më të pastra dhe më të organizuara për qytetarët, përcjell Telegrafi.




“‘Ekosistemi’ është ndërmarrja e qytetit, që do të punojë për qytetin, me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj mjedisit, hapësirave të gjelbra dhe ruajtjes së pastërtisë”, tha Aliu.

Kjo nismë pritet të rrisë efikasitetin e shërbimeve publike dhe të kontribuojë në një ambient më të pastër dhe më të mirë për komunitetin e Shtimes. /Telegrafi/