LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -1° clearsky_night

Komuna e Shtimes prej vitesh ngec t’i shpërndajë banesat sociale

Komuna e Shtimes prej vitesh ngec t’i shpërndajë banesat sociale

Kuvendarët nga opozita në Shtime po vazhdojnë ta kritikojnë ekzekutivin me arsyetime se nëntë banesa sociale të ndërtuara vite më parë me koncesion, nuk u janë dhënë në shfrytëzim familjeve skamnore.

Sipas kuvendarëve, kryetari i Komunës Qemajl Aliu, gjatë fushatës zgjedhore, kishte premtuar se ndër vendimet e para do t’i shpërndan banesat sociale të cilat janë në pronësi të kësaj komune.

Në këtë komunë janë të regjistruara rreth 250 familje skamnore, ndërkohë dhjetëra prej tyre përballen me kushte të rënda të banimit e, të cilat kanë adresuar disa herë kërkesa në Komunë për strehim, por pa sukses.


Rreth kësaj çështje është debatuar mjaftë gjatë edhe në mbledhjet e fundit të Kuvendit Komunal derisa kuvendarët kërkuan përgjegjësi nga ekzekutivi për mos inicimin e një vendimi për ndarjen e këtyre banesave.

Ndërkohë, subjekti opozitar PDK-ja në Shtime, të premten, nëpërmjet një shkrese ka sqaruar se premtimet në fushën sociale të kryetarit Aliu, kanë mbetur të pa realizuara e, në mesin e tyre edhe shpërndarja e banesave sociale

“Rreth 250 familje me asistencë sociale dhe dhjetëra familje kanë nevojë për banim social të cilat familje u harruan nga ky pushtet “gënjeshtar e abuzues i buxhetit” , andaj kjo po e bënë edhe më të rënduar gjendjen e tyre. Ne si opozitë, këtë çështje e kemi ngritur edhe në mbledhjen e fundit për të cilën kemi kërkuar ndarje buxhetore të cilën kërkesë pushteti dhe koalicioni VV-LDK-AKR e kanë injoruar. Prandaj premtimet që nuk janë realizuar nga ky ekzekutiv po e vështirësojnë edhe më shumë jetesën e këtyre familjeve sepse në kohë të fushatës, derë me derë i ka gënjyer këto familje dhe i ka përdorur këto banesa si mjet për përfitime elektorale. Prandaj mos inicimi i një vendimi për ndarjen e këtyre banesave është dështimi i radhës i kësaj qeverisje”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Në njërën nga mbledhjet e fundit të Kuvendit Komunal në Shtime, asamblisti i Lëvizjes për Bashkim Rexhep Gashi, ka thënë se kryetari i kësaj komune Qemajl Aliu, gjatë fushatës zgjedhore kishte dhënë zotime se me ardhjen në pushtet do t’i ndante këto banesa për familjet stanore, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tash.

“Janë nëntë banesa që janë duke qëndruar të mbyllura prej 20 vitesh dhe jeni zotuar se në vitin e parë do t’i bëj zgjidhje banorëve që kanë nevojë. Çka ka ndodhur me atë premtimin e juaj sepse banesat janë aty prej 20 vitesh, kjo ishte pyetja ime kurse përgjigje mora diçka tjetër”, kishte thënë Gashi.

Në anën tjetër Komuna e Shtimes prej disa ditësh nuk u është përgjigjur pyetje të Telegrafit lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori