Komuna e Rahovecit njofton thirrjen për aplikim në kuadër të Pagesave Direkte, gjashtëmujori i dytë 2025

Komuna e Rahovecit njofton fermerët për hapjen e thirrjes për aplikim në kuadër të Pagesave Direkte për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).
Përkrahja financiare mbulon kategoritë e mëposhtme:
- Pagesa Direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë;
- Pagesa Direkte për therjet e raportuara të gjedhit;
- Pagesa Direkte për viçat për majmëri;
- Pagesa Direkte për zogjtë për majmëri (brojlerë);
- Pagesa Direkte për akuakulturë.
Afati i aplikimit është nga 19 janar 2026 deri më 18 shkurt 2026, ora 16:00.
Për më shumë informacione dhe për të aplikuar, fermerët mund të vizitojnë linkun e AZHB-së:
https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim.
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































