LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prizrenit i reagon PDK-së: Nuk ka shkarkim të drejtorëve të shkollave, por skadim të kontratave

Komuna e Prizrenit i reagon PDK-së: Nuk ka shkarkim të drejtorëve të shkollave, por skadim të kontratave

Komuna e Prizrenit i ka reaguar sot Partisë Demokratike të Kosovës, zyrtarë së cilës një ditë më parë thanë se po shkarkohen drejtorët e shkollave.

Komuna e Prizrenit thotë se emërimi i ushtruesve të detyrës së drejtorëve të rinj në disa shkolla të Komunës së Prizrenit, është bërë pasi që kontrata e drejtorëve të këtyre shkollave ka skaduar dhe hapja e konkursit të rregullt është pamundësuar për shkak se Kuvendi Komunal akoma nuk e ka miratuar formimin e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të Institucioneve edukative-arsimore dhe aftësuese.

“Komuna e Prizrenit ka iniciuar në Kuvendin Komunal kërkesë-propozimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit për formimin e këtij komisioni, ashtu siç është e paraparë edhe me Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe udhëzimin përkatës administrativ për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit edukativo-arsimor. Mirëpo kjo kërkesë nuk është miratuar nga Komiteti për Politikë dhe Financa dhe kështu është larguar nga pika e rendit të ditës së mbledhjes së fundit të Kuvendit. Po ashtu kërkesa për votim të këtij komisioni është përsëritur edhe gjatë mbajtjes së Kuvendit, siç mund të shihni në videon e publikuar, mirëpo ajo përsëri nuk ka hyrë në rend të ditës”, thuhet në njoftim.


PDK: Haskuka po e degradon arsimin në Prizren
Lexo po ashtu PDK: Haskuka po e degradon arsimin në Prizren

Sipas Komunës, përzgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të rinj është bllokuar nga Asambleja Komunale, gjegjësisht legjislativi dhe për këtë arsye ekzekutivi ka bërë përcaktimin e përkohshëm të ushtruesve të detyrës së drejtorit brenda sistemit arsimor.

“Përzgjedhja e U.D. të drejtorëve ka qenë domosdoshmëri institucionale për mbarëvajtjen e proceseve arsimore dhe është bërë në përputhje me kriteret për drejtorë. Komuna e Prizrenit fton ish-drejtorët që iu ka skaduar kontrata, si dhe të gjithë kandidatët e interesuar, që të aplikojnë në konkursin publik, në momentin e hapjes. Edhe ky konkurs, ashtu siç është realizuar gjatë konkursit të kaluar për drejtorë, do të bëhet në transparencë të plotë, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga sindikata e arsimit, këshilli i prindërve, OJQ-të, përfaqësuesit e mediave, si pjesë monitoruese e procesit”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori