Ende pa nisur zyrtarisht koha kur kryeqyteti hynë në karantinë, kanë nisur kontrollet e automjeteve në hyrje dalje.
Edhe pse nuk janë ndaluar të hynë, qytetarët që ia mësynë Prishtinës, u ndaluan nga zyrtarët policor, të cilët kërkonin dokumentet e identifikimit dhe arsyet e lëvizjes.
Me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, kryeqyteti është futur në karantinë, me qëllim të parandalimit të përhapjes. Kurse për ata banorët që janë jashtë Prishtinës, kryetari i kësaj komune Shpend Ahmeti, theksoi se mund të kthehen deri sot në ora 17:00.
KP gjatë ditës së sotme ka qëndruar nëpër rrugët e Prishtinës për të parë më afër gjendjen, ku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë dhe atë Prishtinë-Fushë Kosovë, ishin krijuar kolona të gjata.
Pa dashur të prononcohen para kamerës, qytetarët thanë se kanë mbetur jashtë Prishtinës dhe tani po kthehen në banesat e tyre.
Me këtë rast ekipet policore ishin të vendosura në të gjitha rrugët dhe kontrollonin të gjitha veturat që hynin në kryeqytet.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Tregtisë këto janë kategoritë që kanë të drejtë të lëvizin brenda dhe jashtë karantinës:
Profesionistet shëndetësor, Bashkëpunëtorët shëndetësor, Barnatoret, sipas orarit të kujdestarisë që e vendos Ministria e Shëndetësisë, AKPPM dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës, Bashkësitë Fetare, Hortikultura, Funeralet, Kryqi i Kuq. Sektori i Sigurisë si: Policia, IPK, Ushtria, AKI, AME, Kompanitë e Sigurimit Fizik (private). Aviacioni: AShNA, AACK, Aeroportet, Inspektoratet, qendror dhe lokal, Shërbimi Korrektues (Gardianet). Shërbimet Publike, Pastrimi, mirëmbajtja, DDD (publike dhe private). KEK, KEDS, KOSTT, KESCO, Ujësjellës-kanalizim, Iber-Lepenci, Telekomi, Posta, Internet. Media: TV, Radio, Portale. Institucionet financiare, Miniera, Transporti i Zyrtareve (jo i udhëtareve), Transporti i Mallrave. Administrata, Stafi esencial i Administratës Qendrore, Stafi esencial i Administratës Komunale, Trupa Diplomatike. Kompanitë e prodhimit, transmetimit e shpërndarjes së energjisë: KEK, KOSTT, KEDS, dhe atë vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime. Ndërmarrjet e Ujësjellësve Regjional dhe atë vetëm për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime. Kompanitë e komunikimeve elektronike: Telekomi i Kosovës sh.a. dhe kompanive tjera që operojnë në këtë fushë dhe atë vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime. Kompanitë të menaxhimit të deponive, pastrimit, mirëmbajtjes, higjienës e të dezinfektimit të rrugëve, shesheve e ndërtesave.
Në Prishtinë deri tash janë 47 persona që kanë dal pozitiv, prej tyre një i vdekur nga Covid-19.
Ndryshe, nga data 8 shkurt deri më 11 prill 2020, janë testua r gjithsej 3.006 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej dyqind e tetëdhjetë e tre me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve
"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë
Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar
Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij
Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United