Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se gjatë gjithë ditës ekipet e komunës kanë ndërhyrë sipas kërkesave të Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave për të shmangur rrezikun e vërshimeve, veçanërisht në zonën kritike të kolektorit në Emshir.

Rama ka falënderuar operatorët që, pavarësisht sfidave dhe vonesave në pagesa, reaguan me profesionalizëm dhe ndihmuan në evitimin e rreziqeve të mëdha.


“Do të vazhdojmë punën edhe gjatë natës, sepse siguria dhe mirëqenia e qytetarëve të Prishtinës mbeten prioriteti ynë kryesor”, tha Rama. /Telegrafi/