Nëse brenda dy javëve, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) nuk e liron hapësirën ku ndodhet, atëherë Inspektorati i Komunës së Prishtinës do të detyrohet që “dhunshëm” të bëjë lirimin e zyrave të cilat janë në pronësi të Komunës.
Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka miratuar vendimin për lejimin e afatit shtesë Agjencisë Kosovare të Privatizimit për lirimin e hapësirave, të cilat i janë dhënë me qira në bazë të kontratës 01. nr. 046-50871/1, ndërkohë AKP-së i ka skaduar kontrata në fillim të vitit 2016.
Për të miratuar këtë vendim, votat në Asamble, Lëvizjes “Vetëvendosje”, pas shumë muajve ia ka siguruar edhe grupi i asamblistëve të Lidhjes Demokratike e Kosovës në javën e kaluar. Kontrata e nënshkruar në mes të Komunës së Prishtinës, si qiradhënës, dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, si qiramarrës, ka skaduar më 31.01.2016, mirëpo Agjencia ka dështuar të lirojë hapësirën e dhënë me qira brenda afatit të përcaktuar.
Jashtë vullnetit të saj, si pasojë e kësaj gjendjeje të krijuar, Komuna është detyruar që të zhvillojë negociata për zgjidhjen e këtij problemi me AKP-në. Në parim janë pajtuar që Agjencisë t’i jepet një afat shtesë, deri në fund të prillit, por AKP-së ende nuk i është gjetur një pronë se ku do të vendoset. “Agjencia është pajtuar që gjatë afatit shtesë të vazhdojë t’i paguajë Komunës qiranë.
Andaj, duke marrë parasysh rrethanat, faktin që afati shtesë i kërkuar është i shkurtër dhe që Komuna do të vazhdojë të marrë qira edhe gjatë afatit shtesë; si dhe duke marrë parasysh që ndërmarrja e masave ligjore për largim të pavullnetshëm të qiramarrësit kërkon kohë të gjatë dhe ka kosto financiare, i propozoj Kuvendit të Komunës miratimin e këtij vendimi”, thuhet në miratimin e vendimit të cilin e posedon gazeta. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së
Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron