Të enjten kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e pesë shtëpive për familjet skamnore në Podujevë.

Në këtë marrëveshje të bashkëpunimit, komuna ndan nga 10 mijë euro për shtëpi, kurse shoqata “Jetimat e Ballkanit” nga 20 mijë euro, transmeton Telegrafi.


Screenshot 2024 07 05 144456 Halil Kastrati dhe Shpejtim Bulliqi

Përmes një njoftimi të bërë në Facebook, kryetari i Podujevës është shprehur se për këtë memorandum janë pajtuar më parë dhe se tashmë është bërë përzgjedhja e atyre që kanë përfituar nga kjo nismë.

Screenshot 2024 07 05 145027

Tutje në njoftim thuhet se njëra nga familjet përfituese është nga komuniteti ashkali.

“Meqenëse ishim pajtuar më herët për këtë memorandum, komisioni i përbashkët i Komunës dhe Shoqatës ka bërë përzgjedhjen e familjeve skamnore, ndërsa sot ne iu kemi kumtuar lajmin këtyre familjeve për ndërtimin e shtëpive (njëra nga to është nga komuniteti ashkali)”, thuhet në njoftim.

Përveç vizitave te familjet përfituese ata kanë vizituar edhe Qendrën Rezidenciale e cila është duke u ndërtuar. /Telegrafi/