Komuna e Junikut njofton bllokim të kanalit të ujitjes për shkak të punimeve


Komuna e Junikut ka njoftuar qytetarët dhe fermerët se kanali i ujitjes që kalon nga lagjja Gacafer drejt qendrës së qytetit, pas xhamisë, do të jetë i bllokuar për tre ditë radhazi për shkak të punimeve në këtë infrastrukturë ujitëse.
Sipas njoftimit, ndërhyrjet në kanal do të ndikojnë përkohësisht në furnizimin me ujë për ujitje në zonat përreth, ndërsa autoritetet komunale kanë kërkuar mirëkuptimin e banorëve.
“Njoftohen të gjithë qytetarët dhe fermerët se kanali i ujitjes që kalon nga lagjja Gacafer në qendër (pas xhamisë) do të jetë i bllokuar për tri ditë radhazi për shkak të punimeve në këtë kanal”, thuhet në njoftim.
Komuna ka bërë thirrje që fermerët të tregojnë mirëkuptim gjatë periudhës së ndërprerjes së përkohshme të shfrytëzimit të kanalit.
“Lusim të gjithë banorët që e shfrytëzojnë këtë kanal për ujitjen e tokave që të kenë mirëkuptim”, theksohet më tej në njoftim. /Telegrafi/









































