Konkursi i shpallur nga Komuna e Ferizajt për pranimin e punonjësve për kryerjen e shërbimeve të veçanta për pesë pozita, po konsiderohet si i kundërligjshëm dhe jo transparent.
Pozitat e shpallura përmes këtij konkursi janë për dy zyrtarë të prokurimit, një zyrtar i personelit, një zyrtar financiar, një zyrtar administrativ dhe një inxhinier i komunikacionit.
Sipas drejtoreshës ekzekutive të Organizatës Joqeveritare INPO, Albulena Nrecaj, shpallja e këtij konkursi për këto pozita, është pa bazë ligjore, pasi pozitat të cilat gjenden në konkurse, janë pozita të rregullta brenda shërbimit civil të komunës. Ajo tha se këto pozita nuk mund të ofrojnë ndonjë shërbim të veçantë, përveç punës së rregullt brenda punës operacionale të komunës.
“INPO e konsideron se shpallja e këtyre pozitave nuk ka asnjë bazë ligjore, duke pasur parasysh se ligji për shërbime civile dhe gjithashtu dhe rregullorja për rekrutimin e shërbyesve civil i ka përjashtuar nga fushëveprimtarie e tij, procesin e rekrutimit të punonjësve në bazë të kontratave mbi vepër dhe pozitat për të cilat janë shpallur, janë pozita të rregullta brenda stafit ose brenda shërbimit civil të institucionit të Komunës dhe assesi këto pozita nuk mund të ofrojnë ndonjë shërbim të veçantë, përveç punës së rregullt brenda punës operacionale të komunës”, tha ajo për KosovaPress.
Po ashtu, ajo tha se përveç që i mungon baza ligjore, ky proces është përcjellë edhe me mungesë transparence.
“Përveç pjesës që i mungon baza ligjore, ky proces është përcjellë edhe më një lloj mos transparence, duke pasur parasysh se publikimi i këtyre konkurseve ka zgjatur vetëm pesë ditë dhe është shpallur vetëm në fillim të hyrjes së objektit të komunës, pavarësisht se ligjet në fuqi thonë, se për një konkurs të caktuar së paku 15 ditë duhet të jetë njoftimi në dispozicion për publikun, që të kenë mundësi që të aplikojnë të gjithë qytetarët ose të gjithë të interesuarit, pa dallim dhe të jenë të barabartë gjatë procesit të rekrutimit. Gjithashtu ne kemi gjetur se edhe brenda konkursit për pozita, të cilat janë shpallur kriter i vetëm ka qenë përgatitja universitare pa e specifikuar fare llojin e shkollimit, përkitazi me pozitën të cilën komuna ka shpallur konkurs”, tha ajo.
Gjithashtu, Nrecaj tha se ky konkurs është i montuar dhe i shërben personave të caktuar të cilët vetëm janë duke punuar në komunë.
“Mendojmë që ky konkurs me të gjitha parregullsitë e saj, të cilat i ka, mendojmë që është i montuar dhe i kryen shërbim personave të caktuar, për të cilët INPO edhe ka informacione se në komunë vetëm se janë duke punuar një numër i konsiderueshëm i njerëzve, për të cilët po mundohet që brenda këtij konkursi t’iu legjitimohet edhe pozicioni i punës”, tha ajo.
KosovaPress është munduar të marrë qëndrimin e Komunës së Ferizajt lidhur me këtë çështje, por që nuk ka arritur. Po ashtu, ekipi i KosovaPress ka qenë në zyrën e Isuf Salihu, shef i Personelit në Komunën e Ferizajt, por i cili ka refuzuar të flasë para kamerës pa konfirmim të kryetarit Muharrem Sfarqa.
Gazmend Bytyqi, sekretari organizativ i PDK-së në Ferizaj, tha se nuk është hera e parë që në Komunën e Ferizajt ka kësi lloj konkursesh. Sipas tij, është praktikë e përditshme që në Komunën e Ferizajt të bëhen punësime të jashtëligjshme.
“Në fakt nuk është hera e parë që kemi kësi lloj konkursesh në komunën e Ferizajt. Tashmë është bërë praktik e përditshme, apo rutinë, që Komuna e Ferizajt të bëjë punësime krejtësisht të paligjshme me kontrata për shërbime të veçanta. Komuna e Ferizajt është stërngarkuar me punonjës, të cilët janë pothuajse të gjithë asnjëri nga ta nuk janë profesionist, por janë militant partiak apo familjarë të personave të caktuar, udhëheqës në komunën e Ferizajt”, tha ai.
Bytyqi tha se Partia Demokratike e Kosovës vazhdimisht ka ngrit këtë çështje edhe në Kuvend Komunal dhe se kanë kërkuar që me këto raste të merret edhe prokuroria e shtetit.
“Të gjithë qytetarët e komunës sonë e dinë që nëpër secilën zyre pothuajse nuk kanë vend ku të ulen punonjësit me këto forma të shërbimit të veçantë. Fatkeqësia tjetër është që një pjesë e të punësuarve që janë marr me këtë, përveç se i kanë tejkaluar të gjitha afatet ligjore, sepse ata nuk mund të jenë në pafundësi, por janë që tri apo katër vite vazhdimisht duke u përsëritur këto kontrata, atyre një kohë të gjatë nuk është duke u paguar angazhimi i tyre. Thjeshtë ka prej tyre që nuk kanë marrë paga tre apo katër muaj. Komuna e Ferizajt, kryetari i komunës së Ferizajt është duke i keqpërdorur këto kontrata, është duke e keqpërdorur buxhetin e komunës sonë, taksapaguesve tanë”, tha ai.
Ndërsa, Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare AVONET, tha se që disa vite Komuna e Ferizajt lidh kontrata të veçanta me individ dhe simpatizantë të partive në pushtet.
“Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET ka ngritur për disa vite me radhë punën, me të cilën Komuna e Ferizajt lidh kontratë të veçanta me individ dhe simpatizantë të partive që janë në pushtet. Natyrisht, nuk ka ndjekur asnjë procedurë administrative që duhet të ndjekin me ligjin mbi shërbyesit civil, duhet të hapet konkurs dhe duhet të punësohen nëpërmjet konkursit publik. Deri më tash nuk kemi pas një vullnet të tillë. Këto ditë Komuna e Ferizajt, përkatësisht zyra për personel ka hapur konkurs publik dhe për të bërë kontratë të veçantë me disa prej individëve, me të cilët ne aludojmë aspo supozojmë që do të jenë edhe vetë ata të cilët janë duke ndjekur praktikën, që faktikisht vetëm me e formalizu atë lidhje kontrate”, tha ai.
Po ashtu, ai tha se këto kontrata nuk mund të jenë më shumë se gjashtë muaj edhe nuk mund të vazhdojnë kontratë mbi gjashtë muaj të tjerë me individin përkatës, sepse nuk e lejon Ligji mbi shërbyesit civil.
Sipas raportit të fundit të auditorit të përgjithshëm, Komuna e Ferizajt, për shërbime të veçanta kishte shpenzuar 87 mijë euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Sonte tërmet në Maqedoni
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: LDK-ja nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit