LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Ferizajt dënon me 100 euro qytetarin i cili hodhi baltë skaj hekurudhës

Komuna e Ferizajt dënon me 100 euro qytetarin i cili hodhi baltë skaj hekurudhës

Komuna e Ferizajt ka dënuar me 100 euro një qytetar i cili hodhi baltë përskaj hekurudhës. 

Në njoftimi e bërë thuhet se çdo kush që e ndotë hapësirë do të dënohet. Po ashtu, Komuna ka ftuar qytetarët që të raportojnë në Inspektoratin e Komunës për çdo parregullsi që hasin.

Njoftimi i plotë:


100 euro gjobë qytetarit që hodhi baltë skaj hekurudhës

Politikat e qeverisjes lokale për mbrojtjen e mjedisit janë të pa kompromis në pikëpamje të shqiptimit të dënimeve, gjobave mandatore për ndotësit e mjedisit. Së fundmi, nga raportimi i qytetarit me iniciale H.E tek organi i Inspektoratit të Komunës, për hedhjen e baltës skaj hekurudhës në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, u ndërmorën menjëherë veprimet e nevojshme që rezultuan me identifikimin dhe dënimin e kryesit të ndotjes, qytetarit me iniciale E.B i cili duke punuar në hapjen e një pusi, mbeturinat, gjegjësisht baltën e ka hedhur në hapësirën publike skaj hekurudhës, duke shkaktuar kështu ndotje që dënohet me gjobë mandatore në lartësinë 100,00€.

Raste të këtilla janë shembull sesi Inspektorati i Komunës është vigjilent dhe përherë i gatshëm të reagoj në përmbushje të detyrës dhe punës të parapara me legjislacionin në fuqi.

Inkurajohen qytetarët e Ferizajt që të raportojnë raste të tilla në Inspektoratin e Komunës, shembuj të betejës së pa kompromis të qeverisjes lokale në mbrojtjen e mjedisit.

Ferizajasit meritojnë mjedis të pastër, andaj çdokush që ndot hapësirën tonë të përbashkët do të ndëshkohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori