LAJMI I FUNDIT:

Kompleksi “Baza e parë e UÇK-së” inaugurohet në Ditën e Dëshmorëve të Llapit

Kompleksi “Baza e parë e UÇK-së” inaugurohet në Ditën e Dëshmorëve të Llapit

Njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Zahir Pajaziti së bashku me bashkëluftëtarët e tij Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci janë kthyer sot në bazën e tyre. Kësaj radhe jo si kanë qenë para rënies, por të skalitur bashkë në bronz.

Përmendorja e përbashkët e katër heronjve të rënë për liri është zbuluar sot në Kompleksin Memorial në fshatin Lladoc të Podujevës, në shtëpinë e cila për shumë vjet ishe baza e UÇK-së.

Prandaj ky kompleks, i cili sot u inaugurua në Ditën e Dëshmorëve dhe të Rënëve të trevës së Llapit, do të quhet “Baza e parë e UÇK-së”.


Shtëpia, e cila do të jetë edhe pikë vizite për shumë ata që duan të mësojnë nga historia më e re e Kosovës, ka qenë shtëpia ku ka lindur dhe është rritur heroi Hakif Zejnullahu.

Hakif Zejnullahu së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën ka rënë më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Ndërsa bashkëluftëtari i tyre Ilir Konushevci bie në fushën e nderit një vit më vonë në një pritë në Shqipëri.

Për të inauguruar Kompleksin Memorial në Lladoc kanë marrë pjesë shu më ish-luftëtarë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, zyrtarë të Qeverisë si dhe zyrtarë të Komunës së Podujevës.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, shtëpinë e Sabit Zejnullahut, babait të dëshmorit Hakif Zejnullahu, e ka krahasuar me Prekazin e Drenicës dhe Shqiponjën e Gjakovës, të cilat ishin shtëpi-bazë për ushtarët e UÇK-së.

“Lladoci është sikurse Prekazi në Drenicë, ashtu si Shqiponja në Gjakovë, ishin bazat kryesore të UÇK-së, nga të cilat fillonin, nderoheshin, mbaheshin bashkëluftëtarët, vepronin luftëtarët, preheshin në bazë të sigurt, këto ishin bazat e sigurta të UÇK-së. E gjithë Kosova, e gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës janë krenar me heronjtë tanë, me heronjtë e kombit, janë krenar me njerëzit që kanë kaluar në këtë bazë të UÇK si Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushevci dhe Edmond Hoxha”, tha Veseli.

Sipas tij, institucionet do të vazhdojnë edhe më tej angazhimin dhe përkushtimin për të quar Kosovën përpara.

Ceremonia e inaugurimit të Kompleksit “Baze e parë e UÇK-së” është mbajtur nën patronatin e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa.

Në Lladoc në vend të kryeminsitrit ka marrë pjesë ministri i Punës, Arban Abrashi, i cili tha se sakrifica e dëshmorëve të Kosovës janë të jashtëzakonshme.

Sipas tij duhet të cmohet edhe sakrifica e shumë familjeve shqiptare të Kosoëvs, të cilat shtëpitë e tyre i shndërruan si shtëpi të dyta për ushtarët e lirisë.

“Ky dimension i jep vlera unike luftës tonë për liri, i jep vlerën humanizmit universal, sepse lufta e shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci në fakt ishte luftë për ngadhënjimin e qytetërimit evropian përballë mundësisë së erës nacionale shoveniste të Millosheviqit dhe makinerisë së tij. Kosova pati vullnetin e pavdekshëm të djemve më të mirë për të jetuar të lirë në shtëpinë e veta, në tokën e të parëve, të cilët e deshën dhe e mbrojtën që kur dihet për historinë e kësaj pjese të botës. Veprimtaria e dhe rënia heroike e Zahirit, Hakifit, Edmondit dhe Ilirit dhe të gjithë të rënëve të tjerë për altarin e shenjët të lirisë atdheut le të dëshmojnë para botës se shqiptarët e Kosovës i ngjajnë feniksit që ngrihet nga hiri i vetë dhe nuk ligështohen asnjëherë, madje as atëherë kur të tjerët mendojnë se i kanë nënshtruar”, tha Abrashi.

5 Maji për kryetarin e Podujevës Agim Veliu është ditë e përkushtimit të dëshmorëve dhe të rënëve për Kosovën.

Sipas Veliut, ditët si kjo kanë ndjesi të veçantë mallëngjimi por edhe nxitje e krenarisë së ligjshme për një qëndresë më të fortë.

“Kjo vepër heronjsh dhe shumë të tjerëve dhe arritjet e çdo ditshme në rrugën tonë na bëjnë të vendosur për mirëqenie, demokratizim dhe standarde drejt të qenit anëtarë të institucioneve evropiane dhe euroatlantike”, tha Veliu.

Kompleksi Memorial në Lladoc është financuar nga Qeveria e Kosovës, ndërsa përmendoren e katër dëshmorëve e kanë bërë kryetari i Kuvendit, Veseli, kryetari i komunës, Veliu si dhe familjarët e dëshmorëve, Pajaziti, Zejnullahu, Hoxha dhe Konushevci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori