LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë kosovare pjesëmarrëse në Panairin ‘Swiss Bau’

Kompanitë kosovare pjesëmarrëse në Panairin ‘Swiss Bau’

Përveç çokollatës dhe orës, Zvicra është e njohur edhe për shumë panaire në nivel botëror, e një ndër ta është edhe Panairi “Swiss Bau”, që mbahet çdo dy vite në Basel.

Emisioni 7 Ditë me Panxhën i ka kushtuar një storie të veçantë kompanive nga Kosova, pjesëmarrëse në këtë panair.


“Swiss Bau” është vendi më i rëndësishëm i takimit për sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në Zvicër dhe një nga panairet më të mëdha në Evropë, ku shumë ndërtues, furnitorë, ofrues të shërbimeve dhe investitorët nga industri të ndryshme takohen, shkëmbejnë informacione dhe arrijnë marrëveshje bashkëpunimi.

Shumë kompani nga Kosova e kanë kuptuar rëndësinë për të qenë prezent në këtë ngjarje, si mundësi për zgjerimin e tyre në tregun evropian.