LAJMI I FUNDIT:

“Kompanitë e kanë obligim të paguajnë rrogën minimale”

“Kompanitë e kanë obligim të paguajnë rrogën minimale”

Afati në të cilin kompanitë duhet të paraqiten për subvencione për pagesë të rrogës minimale për muajin shtator skadon në fund të muajit. Deri më 19 tetor ka 8.955 kërkesa nga 1.430 kompani. Pozitivisht janë zgjidhur 6.844 kërkesa. Pa dallim nëse kompanitë do të aplikojnë për subvencione, ato duhet të paguajnë rrogë minimale.

Ndërsa nga Ministria e punës dhe politikës sociale apelojnë deri te punëtorët që të paraqesin parregullsitë në mënyrë që të parandalohen keqpërdorimet e këtij ligji.


“Kompanitë të cilat kanë afat të parashtrojnë kërkesë deri më 30 shtator, përkatësisht në ato korniza mund të kërkojnë mbështetje. Kjo do të thotë se ende ka mundësi të parashtrohen kërkesa dhe më pas të shihet numri i saktë i kompanive të cilat kërkuan subvencione”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas promovimit të masës për punësim.

Ajo sqaroi se rrogë minimale për punëtorët do të paguajnë të gjitha kompanitë, pa dallim nëse kanë kërkuar subvencion apo jo, sepse, siç tha, rrogë minimale nën 12.000 denarë nuk mund të paguhet.

Carovska theksoi se inspektorët nga Inspektorati shtetëror i punës janë vazhdimisht në terren, por, siç potencoi, në pajtim me përcaktimet programore të Qeverisë së pari u mundësohet kompanive e madje më pas do të kalohet drejt sanksionimit për keqpërdorime të mundshme.

Konsideron se edhe krahas aktiviteteve të inspektorëve, ndihmë e madhe mund të jenë edhe punëtorët të cilët, siç tha, nuk duhet të lejojnë keqpërdorim të këtij ligji.

Analizat e para para sjelljes së këtij ligji treguan se rreth 130 mijë punëtorë kanë marrë rrogë më të ulët nga minimalja e tanishme./Telegrafi/