LAJMI I FUNDIT:

Kompania për gërmimin e kriptovalutave Bitmain humb 500 milionë dollarë

Kompania për gërmimin e kriptovalutave Bitmain humb 500 milionë dollarë

Kompania më e madhe në botë e prodhimit të pajisjeve të gërminit të kriptovalutave Bitmain, ka raportuar se në tremujorin e tretë të vitit 2018 ka humbur 500 milionë dollarë.

Sië raporton CoinDesk, duke cituar bursën e Hong Kongut, thuhet se të ardhurat e kompanisë ishin 3 miliardë dollarë gjatë tre mujorëve të parë të vitit 2018 ku vetëm 200 milionë u gjeneruan në tre mujorin e tretë, përcjell Telegrafi.


Humbjet ishin kryesisht pas rënies së kërkesës për pajisje gërmimi nga tregu i kriptovalutave, i cili është edhe produkti kryesor i kompanisë.

Të gjitha lajmet nga Kriptovaluta
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kriptovaluta

Gjatë Forumit Ekonomik Botëror që u mbajt në muajin janar në Davos të Zvicrës, shefi ekzekutiv i bursës së Hong Kongut, Charles Li Xiaojia, vuri në pikëpyetje qëndrueshmërinë e bizneseve si ai i Bitmain, atëherë kur industria e kriptovalutave kishte rënë ndjeshëm gjatë 2018.

Paditet hakeri që vodhi Bitcoin në vlerë prej 5.5 milionë dollarësh
Lexo po ashtu Paditet hakeri që vodhi Bitcoin në vlerë prej 5.5 milionë dollarësh

Në muajin dhjetor të vitit 2018, Bitmain mbylli një qendër zhvillimi në Izrael me 23 punëtorë, që erdhi si rezultat i ndryshimeve të tregut. /Telegrafi/