Kompania IFJB “Capital” kërkon kontabilist/e - këto janë kushtet dhe detyrat

Kompania prestigjioze IFJB “Capital” SH.P.K ka njoftuar se ka shpallur konkurs për vend të lirë të punës në pozitën e kontabilistit/es.
Kushtet që duhet plotësuar për pozitën e shpallur:
- Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa
- Njohuri për SNRF, çështjet e kontabilitetit dhe sistemin e taksave të Kosovës,
- Shkathtësi kompjuterike përkatëse (MS Excel, Word, PowerPoint),
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze (shkrim dhe të folurit e rrjedhshëm)
- Aftësi të mira komunikimi.
- Preferohet certifikimi i nivelit të parë në SCAAK, KAF
- Preferohet se paku 1 vjet eksperiencë pune si punonjës në financë & kontabilitet
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Regjistrimi kontabël i transaksioneve ditore financiare.
- Lëshimi dhe regjistrimi i faturave tatimore.
- Regjistrimi i shpenzimeve operative.
- Përgatitja dhe raportimi i obligimeve tatimore.
- Përgatitja e raporteve financiare sipas kërkesës se menaxherit.
- Të mbaj kontakte të vazhdueshme me klientët e kompanisë.
- Kryerjen e detyrave dhe punëve në përputhje me manualet e aplikueshme brenda kompanisë.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim: - CV;
- diploma e përgatitjes profesionale;
- kopja e letërnjoftimit;
- certifikata e lindjes;
- vërtetimi i përvojës së punës (nëse ka)
- certifikata e SCAAK, KAF (nëse ka)
Vërejtje : Këto dokumente të dërgohen përmes postës elektronike në adresën: info@capital-ks.com më së voni deri me datën 14.09.2020 në ora 16:00.
Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë!






































