LAJMI I FUNDIT:

Kompania franceze zhvillon pëlhurën ”vetë-pastruese” që mund të shkatërrojë coronavirusin në vetëm një minutë!

Kompania franceze zhvillon pëlhurën ”vetë-pastruese” që mund të shkatërrojë coronavirusin në vetëm një minutë!

Një kompani franceze e specializuar në “vetë-pastrim” dhe “pëlhura anti-njollë” beson se ka gjetur një zgjidhje për ta bërë transportin publik më të sigurt në mes të pandemisë së coronavirusit.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, kompania Trajet, kohët e fundit zhvilloi një kadife dezinfektuese dhe dekontaminuese për të cilën thotë se është e aftë të eliminojë pothuajse 100 për qind të ngarkesës virale, falë një procesi të quajtur fotokatalizë.


“Ne kemi arritur të integrojmë një dirigjent, të cilin e quajmë katalizator, në pëlhurat tona. Ai aktivizohet kur vjen në kontakt me rrezet ultravjollcë”, ka thënë presidenti i Trajet, Jérome Blanc për Euronews.

“Qëllimi i këtij reagimi është që të oksidojë përbërjet dhe t’i kthejë ato në molekula të padëmshme, si uji ose kripa”.

Siç pretendohet më tej, falë dritës natyrale ose artificiale, kjo kadife është e aftë të shkatërrojë shumë baktere, mikrobe dhe viruse në vetëm 1 minutë.

Dhe siç shkruan Euronews, testet e kryera nga laboratorë të pavarur në Shtetet e Bashkuara dhe Spanjë gjithashtu kanë provuar efektivitetin e tij kundër coronavirusit të ri.

Një gjë e tillë vjen pasi që shumë janë të shqetësuar për rrezikun e shtuar të infeksionit me coronavirus në transportin publik të mbushur me njerëz.

Ndërsa këto pëlhura dekontaminuese janë kryesisht të destinuara për transport, ato mund të kenë edhe aplikime të tjera.

“Kjo pëlhurë e zgjuar mund të përdoret në kinematë dhe sallat e koncerteve – ajo mund të ketë një orë ekspozimi ndaj dritës ultravjollcë për të dekontaminuar dhomën”, ka thënë Blanc.

Po sipas Euronews, rrjeti i transportit në Lyon tashmë ka pajisur disa prej trenave të tij të metrosë me këtë kadife dhe qytetet e tjera në Francë dhe në botë mund të ndjekin së shpejti një gjë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Kalo në kategori