LAJMI I FUNDIT:

Kompania franceze Sanofi raporton rezultate pozitive nga prova e vaksinave kundër COVID-19

Kompania franceze Sanofi raporton rezultate pozitive nga prova e vaksinave kundër COVID-19

Kompania farmaceutike franceze Sanofi raportoi rezultate pozitive nga një provë e vaksinës së saj kundër COVID-19 të hënën, e cila është goditur nga disa muaj vonesa.

E zhvilluar me GlaxoSmithKline të Britanisë së Madhe, rezultatet e fazës së ndërmjetme 2 treguan se vaksina ka “indukuar prodhimin e përqendrimeve të larta të antitrupave neutralizues në të rriturit e të gjitha moshave, në nivele të krahasueshme me ato të vërejtura në njerëzit që ishin shëruar nga një infeksion Covid-19”, citohet të ketë thënë laboratori në një deklaratë, përcjell Telegrafi.

Bashkimi Evropian nënshkroi një marrëveshje me Sanofi për miliona doza të vaksinës së tij, por studimi i parë mbi efektivitetin e tij mbi njerëzit arriti në përfundimin në fund të vitit 2020 se përgjigja imune ishte e pamjaftueshme.


Kompania duhej të shtynte fillimin e saj të planifikuar në tremujorin e katërt të 2021, ndërsa ajo kishte planifikuar fillimisht për mesin e vitit.

Provat e fazës 3 do të fillojnë në javët e ardhshme, tha kompania, faza e fundit e nevojshme para se të kërkohet autorizimi për vaksinën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori