LAJMI I FUNDIT:

Kompania e vaksinave COVID-19, Vaxart nën hetime federale amerikane

Kompania e vaksinave COVID-19, Vaxart nën hetime federale amerikane

Kompania bioteknologjike kaliforniane, Vaxart, e cila po punon për një vaksinë COVID-19, është nën hetim federal dhe po paditet nga një numër investitorësh për gjoja ekzagjerimin e përfshirjes në programin e Operacionit Warp Speed të qeverisë amerikane për zhvillimin e vaksinave.

Vaxart deklaroi në një dosje të Komisionit të Shkëmbimit të Letrave me Vlerë të 14 tetorit se po hetohet nga SEC dhe prokurorët federalë, të cilës iu dorëzua një thirrje nga Gjykata e Qarkut e SHBA-së për Qarkun Verior të Kalifornisë, raporton CNN.


Në qershor, Vaxart (VXRT) lëshoi një njoftim për shtyp që thoshte “Vaksina COVID-19 e Vaxart është Zgjedhur për Operacionin e Shpejtë të Qeverisë së SHBA-së”, transmeton Telegrafi.

Lajmi ndihmoi në rritjen e çmimit të aksioneve të Vaxartit në 17 dollarë nga afërsisht 3 dollarë sa ishte gjersa fondi mbrojtës, Armistice Capital, i cili kontrollonte pjesërisht Vaxartin, shiti aksione për një fitim prej më shumë se 200 milionë dollarësh, sipas regjistrimeve të saj SEC.

Në korrik, Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) i tha New York Times se nuk kishte arritur marrëveshje financimi ose negociata me Vaxartin.

Më 14 tetor, Vaxart njoftoi rezultate inkurajuese nga studimi mbi brejtësit që morën doza orale të vaksinës COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?

Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?

Botë
Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë

Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori