LAJMI I FUNDIT:

Kompania amerikane planifikon të lansojë makinën fluturuese në vitin 2025, por do të kushtojë 350 mijë dollarë

Kompania amerikane planifikon të lansojë makinën fluturuese në vitin 2025, por do të kushtojë 350 mijë dollarë

Një kompani e hapësirës ajrore me bazë në Miami ka bërë të ditur se makina e saj fluturuese do të fluturojë në qiell pas dy vjetësh, por mund të kushtojë 350 mijë dollarë.

Doron Merdinger, CEO i Doroni Aerospace, se firma e tij po teston një automjet me dy ulëse që duket si një dron që fluturon dhe pret dërgesat të fillojnë jo më vonë se në 2025, transmeton Telegrafi.


Merdinger e krahasoi Doroni H1 me një ‘roadster’ fluturues i projektuar për udhëtime të shkurtra, duke I çuar njerëzit disa qindra metra në ajër me shpejtësi 225 kilometra në orë.

H1 mund të certifikohet me Administratën Federale të Aviacionit si një Aeroplan i Lehtë Sportiv, që do të thotë se do të duhej patentë shoferi dhe 20 orë trajnim.

H1 pritet të përshkojë 96 kilometra dhe mund të karikohet në një garazh.

Merdinger thotë se bateria mund të mbushet nga 20 deri në 80 për qind në 20 minuta. /Telegrafi/