Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit mbajti mbledhjen e radhës - miraton disa pika

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit, që do të mbahet më datën 27.03.2025.
Për këtë mbledhje është propozuar ky rend dite:
1.Arsyetimi për mungesë;
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
3.Shqyrtimi i kërkesës për dhënien në debat publik të Rregullores për ndarjen e bursave, kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe aktiviteteve jashtëshkollore;
4.Raporti nga Komisioni për monitorim të realizimit të kontratave;
5.Shqyrtimi i kërkesave;
6.Të ndryshme.
Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa
1.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës për dhënien në debat publik të Rregullores për ndarjen e bursave, kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe aktiviteteve jashtëshkollore.
2.I rekomandohet Kuvendit Komunal Raporti nga Komisioni për monitorim të realizimit të kontratave.
3.I rekomandohet Kuvendit Komunal kërkesa nga Abdyrrhaman Krasniqi si anëtar i Grupit punues për trajtimin e lëndës Shkabaj SH.P.K.
4.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi i kërkesës për informim nga Gafurr Elshani lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Ndërmarrjes Shkabaj nga Grupi i Punës, i emëruar nga Komuna e Obiliqit, Kuvendi Komunal./Telegrafi/














































