LAJMI I FUNDIT:

Vela i reagon Komitetit Olimpik të Serbisë: Sportistët tuaj do të vijnë në Kosovë për Lojërat Mesdhetare

Vela i reagon Komitetit Olimpik të Serbisë: Sportistët tuaj do të vijnë në Kosovë për Lojërat Mesdhetare

Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) është mbajtur në Heraklion të Greqisë, ku Kosova ka fituar organizimin e Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

Kandidatura “Prishtina 2030” ka marrë 58 vota pro, pra shumicën dërmuese të votave të të pranishmëve, derisa shtatë ishin kundër.


I pranishëm në votim ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se kjo është arritje e jashtëzakonshme.

Kryeministri Kurti dhe kryetari Rama i gëzohen organizimit të Lojërave Mesdhetare 2023
Lexo po ashtu Kryeministri Kurti dhe kryetari Rama i gëzohen organizimit të Lojërave Mesdhetare 2023

E Komiteti Olimpik i Serbisë ka reaguar kundër këtij vendimi të Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, duke thënë se është ndërhyrje e politikës në sport.

“Në Kuvendin e sotëm pa lajmërim paraprak për delegatët është paraqitur dhe ka folur Albin Kurti. Komiteti Olimpik i Serbisë ka reaguar ashpër dhe insistoi që vendimi për pritjen e MI 2030 të merret pas Lojërave Olimpike të vitit 2024, gjë që është praktikë në këto raste. Kryesia e ICMI-së refuzoi ta votojë këtë propozim të Serbisë dhe kështu delegatët i vuri para një fakti të kryer”.

Sipas Komitetit Olimpik të Serbisë, “pavarësisht se kandidatët e tjerë u tërhoqën dhe përkundër presionit të madh për të marrë vendimin unanimisht, organizimi i Lojërave Mesdhetare u dha, por me kundërshtim të fortë nga përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Serbisë, me 8 vota kundër”.

“Komiteti Olimpik i Serbisë dënon ashpër këtë lloj ndërhyrje të politikës në sport”, thuhej mes tjerash në reagimin e Komitetit Olimpik të Serbisë”, thuhet mes tjerash në reagimin e tyre.

E ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, i cili ka rikujtuar tekstin e një slogani nacionalist që ishte shfaqur së fundi në Serbi ku thuhej: “Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”.

“Mendoj se ka më shumë kuptim të thuhet: “Kur sportistët serbë garojnë në Lojërat Mesdhetare në Kosovë”, në vend të thirrjes shoviniste për luftë të lyer me sprej nëpër Serbi!”, ka shkruar Vela në platformën ‘X’, duke shpërndarë reagimin e Komitetit serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori