LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Helsinkit pranë qytetarëve gjatë zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Komiteti i Helsinkit pranë qytetarëve gjatë zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni informon se të dielën, Zyra e Komitetit do të jetë e hapur gjatë tërë ditës me qëllim që t’u mundësojë qytetarëve të denoncojnë shkelje të së drejtës zgjedhore gjatë Zgjedhjeve lokale.

“Komiteti i inkurajon të gjithë qytetarët të cilët konsiderojnë se e drejta e tyre zgjedhore është shkelur ta denoncojnë rastin në Zyrën e Komitetit e cila ndodhet në rrugën “Naum Naumovski Borçe” nr. 83 në Shkup. Në rast se qytetarët nuk kanë mundësi të vijnë deri te zyrat tona, rastet e shkeljes së të drejtës zgjedhore mund t’i denoncojnë edhe përmes numrit të telefonit 02-3119-073″, theksojnë nga Komiteti i Helsinkit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Krahas denoncimit personal dhe me telefon, theksohet, është mundësuar edhe denoncim përmes e-mail adresës helkom@mhc.org.mk. Denoncimet përmes e-mailit duhet të përmbajnë prononcim të shkurtër për shkeljen e ndodhur, lokacionin (njësinë zgjedhore dhe numrin e vendvotimit) dhe kohën ku ka ndodhur shkelja e të drejtës zgjedhore.

Qytetarët, mund të dërgojnë denoncimet duke i shënuar të dhënat e tyre personale apo anonime, ndërsa të gjitha denoncimet deri te Komiteti do të hetohen plotësisht me qëllim që të verifikohet besueshmëria e tyre./Telegrafi/