LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Buxhet pritet të shqyrtoj rekomandimet e Projektligjit për Rimëkëmbje

Komisioni për Buxhet pritet të shqyrtoj rekomandimet e Projektligjit për Rimëkëmbje

Komisioni për Buxhet dhe Transfere sot pritet të shqyrtoj raportin me rekomandimet për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Po ashtu, ky Komision do të shqyrtoj Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021.

Në fillim të muajit nëntor, kishte dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, ku ishte paraparë të hidhet në votim për lexim të dytë ky Projektligj. Seanca kishte dështuar në mungesë të kuorumit.


Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Nëse Projektligji siguron votat e nevojshme edhe në lexim të dytë, kryetarja e Kuvendit e nënshkruan dhe e dërgon tek Presidenti për shpallje. Ndërkaq, Presidenti ka afat tetë ditë për ta shpallur ose për ta kthyer atë për rishqyrtim në Kuvend.

Komisioni për Transfere pritet të shqyrtoj Buxhetin për vitin 2021
Lexo po ashtu Komisioni për Transfere pritet të shqyrtoj Buxhetin për vitin 2021

Në dispozitat e këtij Projektligji është plotësimi dhe ndryshimi e disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Ky do të mbetet në fuqi deri më 31.12.2021. Pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij Ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro. /Telegrafi/